A ke negociata mes Bashës dhe Berishës? E zbulon Bylykbashi

March 15, 2022
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i cili është anëtar i Komisionit të Rithemelimit ka komentuar në emisionin “Radari Informativ” atë që po ndodh brenda demokratëve.

I pyetur nëse ka negociata mes pjesës së demokratëve që drejtohen nga Lulzim Basha me Komisionin e Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha për bashkimin e partisë, Bylykbashi e tha se ka “kontakte mes kolegësh”, por jo “negociata”.

“Ka kontakte mes kolegësh. Kolegëve ju desh 6 marsi, për të arritur në konkluzion. Nuk ekziston një koncept i tillë negociatash. Nuk negociohet statuti i PD-së”, tha Bylykbashi.

Deputeti që mbështet Berishën tha se është e përcaktuar në statut se si bashkohet partia, që është përmes procesit të votimit.

“Për sa i takon atij që është organi më i madh vendimmarrëse që është Kuvendi që u mblodh më 11 Dhjetor.

Nuk ka një kryetar, por është organi kolegjial që është Komisioni i Rithemelimit që është i përkohshëm, që me Kuvendin e ri Komisioni e humbet funksionin.

Statuti i PD përcakton që demokratët të bashkohen tek kutia e votimit, që është vota e lirë e fshehtë në kutinë e votimit”, tha Bylykbashi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Chelsea bëhet pishman

Story i radhës

Vdes foshnja treditëshe në Prizren, askush nuk e di pse e qysh!

Të fundit nga

ShkoLartë