Finlanda do të marrë një vendim nëse do të aplikojë për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s në javët e ardhshme, tha kryeministrja e vendit, Sanna Martin, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e saj suedez, Martin u tha gazetarëve:
“Ka këndvështrime të ndryshme për të aplikuar (për) anëtarësimin në NATO apo jo dhe këto duhet t’i analizojmë me shumë kujdes.
Por unë mendoj se procesi ynë do të jetë mjaft i shpejtë, do të ndodhë brenda javësh”, tha Martin.