A ka shqiptarë të prekur nga tërmeti në Turqi? Konsullja shqiptare: Jemi në dispozicion të bashkëkombësve shqiptarë

February 6, 2023
1 minut lexim

Konsullja e Përgjithshme e Shqipërisë në Stamboll,  në një lidhje Live për Panorama TV ka treguar detaje nga tërmeti tragjik me 1500 viktima në Turqi.

Ajo u shpreh se nuk raportohet për shqiptarë të prekur nga kjo tragjedi, ndësa janë vendosur dy numra nga Ambasada Shqiptare në Turqi për të marrë çdo informacion.

“Nuk kemi njoftime për shqiptarë të prekur nga kjo tragjedi. Në këto zona s’ka prani të madhe të shqiptarëve, por nuk përjashtohet fakti që mund të ketë. Jemi në dispozicion të gjithë shtetas shqiptarë.  

Mund të marrim vetëm shifra nga autoritetet turke.

Është një tragjedi që e shikojmë me sytë tanë dhe na rikujton tërmetin e 2019-ës në Shqipëri.

Qytetarëve u është bërë thirrje të largohen nga godinat e rrezikshme. I gjithë vendi është vendosur në dispozicion.

Pas një tmerri të tillë nuk mund të futesh në godina, ka godina që janë në prag shkatërrimi. I gjithë shteti turk është përfshirë në operacionin e kërkim shpëtimit.”

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti i Iranit mesazh ngushëllimi për viktimat e tërmetit në Türkiye

Story i radhës

Uji parandalon plakjen

Të fundit nga

Sot varrosen viktimat e familjes Arsllani

2 Shkup, 4 janar – Një aksident tragjik ka tronditur Maqedoninë e Veriut natën e së enjtes kur një veturë që udhëtonte në afërsi të Shkupit ka dalë nga rruga dhe ka
ShkoLartë