Kishte kohë që dihej për financimet ruse në rajon, duke përfshirë një sërë ish-liderësh me influencë të madhe në Evropë. Përmendim këtu rastet e ish-kancelarit Shroder në Gjermani, të ish-kryeministrit Fransua Fijon në Francë, të ish-kancelarit konservator austriak Ëolfgang Schüssel etj. Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan.
Deri këtu s’ka asgjë për tu befasuar, dihet fuqia e Rusisë, e habitshme është se si u përfshi edhe Shqipëria në këtë “mesele”, me PD-në e Lul Bashës të marr peng nga Edi Rama të përfshirë në parat ruse.
Veç Shqipërisë, sipas burimit të administratës amerikane, në raport përmenden edhe Bosnja dhe Mali i Zi, respektivisht për financimin e fushatës së udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik për zgjedhjet e vitit 2018 dhe fonde për partinë pro-ruse Fronti Demokratik.
Nga ndikimi rus nuk ka mbetur pa u përfshi edhe Italia duke shkaktuar zhurmë ku partitë politike janë në fushatë zgjedhore. I ndodhur edhe në presionin e mediave, kryeministri në largim Mario Draghi ka telefonuar sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken, të cilin e ka pyetur nëse në listën e inteligjencës ka parti apo politikanë italianë të financuar nga Moska.
E habitshme është mos përfshirja e Kosovës nga asnjë prej burimeve amerikane apo tjera, a thua se vërtetë Rusia s’ka ndikim në Kosovë tek ndonjë politikan apo media.
Duket e pamundur një gjë e tillë, Rusia paska arrit edhe në Itali të ketë ndikim e lëre më në Kosovë. Nuk e besoj të mos jetë përfshirë Rusia në financimin e ndonjë individi, media apo partie politike, në vazhdim pritet të ketë edhe publikime të tjera, sigurisht edhe dikush nga Kosova do të jetë në këtë listë.