A ka ikur koha “tabuve” në Shqipëri? Habisin me përgjigjen Amos Zaharia dhe Sara Kolami

Të ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, aktorët e filmit “Dashur dhe Turbulenca” Sara Kolami dhe Amos Zaharia.

Ky i fundit është shprehur se ka ikur koha e tabuve nëpër transmetime, ndërsa ka shtuar se nëpër rrethet e Tiranës ekziston akoma.

Ai thotë se në film janë përpjekur që të thyejnë tabunë.

Amos Zaharia: I ka ikur koha tabuve në Shqipëri, të paktën jo në transmetime, videoklipe. Ka ndryshuar mentaliteti në Tiranë, sepse në rrethe mentaliteti është i prapambetur. Ne për të thyer tabunë, mbase kemi shkuar edhe drejt një lloj vulgariteti për të treguar se nuk kemi më komplekse.

Sara Kolami: Njerëzit kanë dedikuar jetën te pjesa e instagramit, njerëzit po mundohen të shfaqen ato që nuk janë dhe i shtyjnë të bëjnë gjëra që vërtetë nuk duan. Kanë humbur ekuilibrat e jetës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“E dua Romën”, zbehen thashethemet që lidhin Mourinhon me PSG-në

Story i radhës

Ukraina reagon ashpër ndaj komenteve të presidentit francez Macron për Rusinë

Të fundit nga