A ka diçka personale me Albin Kurtin? Përgjigjet Haki Abazi!

March 29, 2023
1 minut lexim

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, deklaroi se kryeministri, Albin Kurti, së bashku me disa deputetë të VV-së, e kanë sabotuar procesin e zgjedhjeve lokale në Ferizaj.

Kjo deklaratë e Abazit erdhi pasi u pyet në qoftë se ka diçka personale me Kurtin. Ai tregoi që kjo është njëra nga arsyet që ka ndikuar në marrëdhëniet e tij me kryeministrin.

“Unë nuk kam kërkuar të kandidoj për kryetar në Komunën e Ferizaj. Por, kam shkuar t’i ndihmoj Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e brendshme në Ferizaj dhe mandej kam kuptuar sabotimin e kryeministrit Kurti dhe njerëzit e Vetëvendosjes, për formën se si ka shkuar procesi zgjedhor në Ferizaj”, deklaroi Abazi.

Njëherit, Abazi tha se i tërë procesi i zgjedhjeve të brendshme ka qenë një orkestrim total.

“Shikojini takimet e fundit të Kurtit me kryetarët e qendrave. Është i rrethuar me njerëz anonimusa nga komunat”, theksoi tutje Abazi.

Ndër të tjerash, Abazi përmendi edhe shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, derisa tha që kjo e fundit është vetëm si ushtruese e detyrës së udhëheqëses së VV-së.

“Kusari-Lila ka qenë pjesë e nënshkrimit të demarkacionit. Unë nuk e kam votuar Kusarin si ushtruese e detyrës së udhëheqëses së VV-së. Është ushtruese, sepse Këshilli asnjëherë nuk e ka zgjedhur si udhëheqëse”, shtoi Abazi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Elita Rudi përfundon në spital

Story i radhës

Rektori Ahmeti: Në vitet e fundit veprimtarisë shkencore i kemi dhënë rëndësi të veçantë

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë