A jeni të gatshëm të bashkëpunoni me hajdutokracinë për të nënshkruar marrëveshje të dëmshme për Dardaninë?

min lexim

Dua të mendoj si një qytetar i thjeshtë i Dardanisë i cili, e ka përjetuar gjenocidin e luftës së fundit, i shkaktuar nga Serbia armike shekullore, duke tentuar qe ta kuptojë, Evropën njerkë dhe atë si e quajti i Madhi Gjergj Fishta, k…..v, ndaj Dardanisë dhe Amerikës shpëtimtare dhe gardiane.

Serbia kriminale me një kryetar pjesëmarrës në krime dhe gjenocid, krahu i djathtë i kriminelit Millosheviq, të cilës po hezitojnë edhe Evropë edhe Amerikë t’ia thonë troç dhe hapur se keni bërë gjenocid ndaj shqiptarëve, që t’ia ulin kokën dhe t’i vënë kushte asaj e jo Dardanisë së dëmtuar në të gjitha aspektet deri te kërcënimet e fundit qoftë me ushtri nga jashtë apo me grupet kriminale serbo-ruse nga brenda, të sponzoruara dhe të dirigjuara nga Vuçiqi.

Kanosja e një rreziku po nga ky shtet me pretendime territoriale, nuk është larg mendjes sepse e ka në gjakun e saj, grabitje tokash të huaja me forcë ashtu siç veproi për dy shekuj, me përkrahjen po të njëjtit mik, Rusinë diktatoriale, kriminale e gjenocidale.

Si te veproj shteti sovran e i pavarur në këto rrethane në të cilat që 2 shekuj po i përjeton këto tmerre, ndërsa Bashkësia Ndërkombëtare, këtë gjë po e trajton si “normale”.

A është vërtetë normale që një shtet i vogël, por paqësor me shekuj duke u mbrojtur po nga i njëjti armik dhe, përsëri t’i kërkohet që të lëshojë pe ndaj po këtij armiku në dëm të popullit dhe shtetit të vet, ashtu siç bënë paraardhësit e shtetit të Dardanisë, duke nenshkruar marrëveshje të dëmshme sepse ishin të shantazhuar.

Serbisë, po i lejohet të zgjedhe pretekste çfarëdo i duhen asaj për t’i arritur qëllimet e veta, gllabërim tokash shqiptare pa ia prishur kush as “tymin duhanit”.

Kush po e tensionon gjendjen në veri, ata të cilët e bojkotojnë, e kërcënojnë dhe e shatazhojnë një shtet sovran të cilin nuk e njohin, nuk duan t’i zbatojnë ligjet, rregullat dhe Kushtetutën e saj në të cilin jetojnë duke ua garantuar të drejtat si minoritete, të cilat askund në rruzullin tokësor nuk i gëzojnë më një përqindje me 3.5% në kuadër të popullatës shumicë me mundësi qe t’i bllokojnë kur të duan, vendimet me interes nacional ku kërkohen 2/3- tat e votave të tyre.

Zoti Stano, deklarohet se ne e duam një zgjidhje evropiane që situata në veri të qetësohet dhe të ruhet paqja.

Zotëri, populli dardan, zgjidhjen evropiane e ka shijuar qe dy shekuj me radhë deri në ditët e sotme ku shqiptarët i mbanin të izoluar sikur të ishin alienë e jo populli më i vjetër në Ballkan dhe Evropë.

Zgjidhja evropiane, zotëri, është tmerri dhe gjenocidi të cilin këtë popull e ka përcjellë që nga viti 1844 e deri në ditët e sotme dhe ju, fatkeqësisht, ende nuk po mund të çliroheni nga ajo filozofi raciste, në njërën anë dhe, jeni të urtë dhe tolerues ndaj Serbisë, e cila, në ish Jugosllavi, shkaktoj katër luftëra duke ushtruar gjenocid, duke vrarë mbi 200 mijë civil të pa fajshëm.

Madje tani Serbia është shkaktare potenciale edhe për një konflikt nder etnik sepse, edhe Evropa edhe Amerika, po u deshka “t’i nënshtrohën” kokëfortësisë së saj, një lloj shantazhi e trimëruar nga përkrahja ruse, duke ëndërruar që Serbinë e Vuçiqit ta kthejnë kah Evropa e ta largojë nga Rusia. Thjeshtë, iluzion.

Dhe, zotëri, përderisa ju vazhdoni me një agoni të tillë, ju, po e trimëroni këtë shtet kriminal deri në atë masë sa që, të dy kontinentet po e llastojnë deri në atë masë, duke e joshë me miliarda dollar, por, ja qe nuk po ua pranon.

Zotëri, është turp dhe jo humane, apolitike, jo diplomatike e mbi të gjitha, jo njerëzore që, popullin shqiptar ta poshtëroni për t’i arritur qëllimet e interesave gjeostrategjike, ruajtjen e paqes, të cilat po u dashka të kalojnë mbi kurrizin e tij të thyer e shtrembëruar, sa që ky popull mund të kërcënohet, të shantazhohet, të copëtohet, të ndahet, të falen territore siç iu falën 8200 hektar Malit të Zi, gjoja për liberalizim vizash që ende nuk ia lejoni, bile, edhe duke nxjerrë edhe kushte të reja që nuk është rast me asnjë shtet tjetër të Evropës duke na mashtruar pa kufij.

Cili është shkaku dhe aresye qe, si popull më i vjetër, nuk paska vend në gjirin e popullit të Evropës që, fatkeqësisht po ndodhemi gjeografikisht në ketë kontinent i cili, nuk na e thotë se, pse na urren? Nuk keni përgjigjje sepse jeni të ngarkuar me filozofi negative urrejtëse me shekuj.

Nga ky popull, lindi Gjergj Kastrioti Skenderbeu, mbrojtësi i krishterimit dhe kulturës evropiane dhe Shenjtorja, Nëna Terezë, figura te cilat do t’i dëshironin t’i kishin çdo popull e komb në botë.

Ndërsa, e respektoni, mbroni dhe e luteni e i nënshtroheni një shtet kriminal si Serbia, e cila i dëboi me dhunë shqiptarët nga trojet në të cilat kanë jetuar me shekuj për të cilat ekzistojnë faktet historike me dëshmi, ndër të cilat e vërteta e sotme se ajo, Serbia, shtrihet në mbi 2/3- tat e tokave shekullore dardane.

Zgjedhja e juaj evropiane, për popullin shqiptar, ishte tragjike e cila, po që se ky popull i Dardanisë i nënshtrohet presionit evropian të pa ndershëm dhe jo human,” ai, do të tkurrët deri në zhdukje”. Jo, zotëri.

Sipas kritereve tuaja, a është Serbia për Evropën shtet kriminal e cila ka kryer krime deri në gjenocid ndaj popullit shqiptar dhe këtë ju nuk jeni në gjendje t’ia thoni troç. Pse?

A nuk është gabim qe dy ndërmjetësuesit rreth bisedimeve Dardani- Serbi të caktohen nga dy shtete të cilat nuk e njohin Dardaninë dhe janë aleate të Serbisë dhe si mos te lind dyshimi për animin e tyre kah Serbia.

A e kuptoni ju se, pse Serbia e ka gjithë ketë zavall. A thua për tagra dhe për Asociacion apo, krejt këto lojëra i bënë për veriun me resurse të pasura siç janë Trepça dhe Ujmani, vlerat qe konsiderohen me trilionë dollarësh.

Luftërat si kjo qe po e vazhdon Serbia, nuk janë luftëra për të drejtat e pakicave por, luftë për pasuritë nëntokësore e mbi tokësore siç janë pasuritë e Dardanisë.

Prandaj, zgjedhja evropiane për shqiptarët, është robërim, nënshtrim, nënçmim dhe kërcënim i përjetshëm për të jetuar në ketë kontinent të pa shpresë për neve.

Shqiptarët, definitivisht duhet të bashkohen nga të gjitha trojet ku jetojnë që konsiderohen diku mbi 15 milion dhe ta mbrojnë dinjitetin e vetë, statusin e vetë si komb dhe, ta përcaktojnë fatin dhe të ardhmen e tyre duke mos u varur nga dëshirat, nga kërcënimet, nga poshtërimet, nga ngado që ato vijnë por, t’ia caktojnë vetit fatin te cilin e meritojnë, pa iu nënshtruar askujt. Dhe, kjo do të ndodhe nga vetë inercioni për vetëmbrojtje, ekzistencë dhe prosperitet.

Pse ne duhet t’iu lutemi atyre qe janë më të varfër se ne, më të dobët moralisht se ne, e të cilët, u pasuruan nga begatitë tona si ish Jugosllavia duke na lënë të varfër e të prapambetur, ekonomikisht, politikisht, dhe intelektualisht si populli më inteligjent në Evropë. Mjaft është mjaft.

Evropës nuk po i pengon pse shteti kriminal serb dhe serbet e veriut të dirigjuar nga Beogradi, e mohojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale, statusin e njohur nga 117 shtete apo 2/3-tat rruzullit tokësor, qe në të vërtetë është edhe esenca e këtij problemi: Veriu, territori me i pasur në tokën evropiane.

S’ka ndarje, s’ka heqje dorë nga kjo pjesë dardane me çdo kusht dhe me çdo sakrificë.

Definitivishtë, s’ka më falje tokash dhe pasurish shqiptare, duke qenë të vendosur që fatin tonë ta përcaktojmë me çdo çmim dhe sakrificë, por, kjo do të jetë e fundit.

G. Escobar: A jenti të gatshëm të bashkëpunoni me hajduto-kracinë për të nënshkruar marrëveshje të dëmshme për Dardaninë?

Do më thënë se ju, sipas takimeve, jeni te gatshëm qe për t’ia arritur qëllimit, të bashkëpunoni me hajdutokracinë, parti dhe njerëz të vetë-shantazhuar në këtë rast sepse, janë të zhytur në hajni dhe pasurim marramendës të cilët për ta rrëzuar këtë qeveri, këtë Kryeministër e ketë Presidente, pra, pushtetin aktual, janë në gjendje të nënshkruajnë çfarëdo dokumenti t’iu ofroni, ashtu siç vepruan para ardhësit e tyre të cilët, disa janë në burgje, disa jashtë por, nëse qeveria Kurti e vazhdon me luftimin e korrupsionit dhe hulumtimin e pasurisë së vjedhur nga populli, e cila sipas statistikave evropiane, e zënë vendin e parë, me një drejtësi të pa kapur, do të përfundojnë prapa grilave.

Kam frikë se, dikush po ia “pi duhanin fshehtas Presidentit Biden” si përkrahës i shqiptarëve cili, kur ishte çështja e Dardanisë, ai ne kohen e Millosheviqit, nga dyshemeja e Senatit, kërkonte bombardimin e Beogradit.

Senatori Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me jashtë në një tubim më komunitetin shqiptar, rreth Asociacionit u deklarua se, kjo ngrehinë, është katastrofë.

Asgjë të keqe te takoheni me “opozitën” e organizuar dhe e rreshtuar në të ashtuquajturin, “ fron anti qeveri”, me qellim të marrjes se pushtetit, me te vetmen arsye qe t’i shpëtojnë drejtësisë.

Këta, më tepër se 20 vite, me Amerikën e UÇK-në në gojë, vodhën e u pasuruan sa që nuk e kanë hallin e qytetarit por të vetin.

Këta, zotëri Escobar, janë ne gjendje të nënshkruajnë çfarëdo ju ofroni, qoftë edhe Asociacionin me kompetenca ekzekutive, një shtet, jo vetëm ne shtet por, një shtet mbi shtet.

Dhe, zoti Escobar një pyetje për juve nga unë si shtetas i Amerikës por i origjinës më mburrje të shtetit të Dardanisë, si përfaqësues i etnitetit spanjoll i cili ne SHBA numëron mbi 60 milion banor ne 50 shtetet amerikane, si do te ndiheshit po qe se shteti i Meksikës do të kërkonte themelimin e një Asociacioni me kompetenca ekzekutive, i cili do t’i kontrollonte, ndërhynte dhe sabotonte shtetin amerikan.

Kjo pyetje hipotetike por më një analogji të asaj që po i kërkoni udhëheqjes dardane, ani pse, Meksika është shtet mik i Amerikës me gjithë problemet lokale që mund të paraqiten rreth emigrimit të madhe në Amerikë, megjithatë, marrëdhëniet janë miqësore të qëndrueshme dhe shumë bashkëpunuese.

Si popull dhe komb shqiptar, respekti dhe dashuria ndaj Amerikës është historikisht e kalitur.

Tani, ne presim përkrahje të sinqertë e jo sipas situatës dhe krizave gjeopolitike, të vetëdijshëm se Amerika është mbrojtëse e demokracisë gjithandej në botë, shpesh konsiderohet, thënë figurativisht, një zjarrfikës gjithkah andej rruzullit tokësor.

Zotëri, pretekset e serbëve të veriut, alias Vuqiqit-Serbisë, nuk janë as targat qofte e as Asociacionit, që publikisht dihet por, në pyetje është territori dhe pasuria e tij.

Ju, mund t’i prolongoni zbatimin rreth tagrave ne pa kufi, por serbet nuk do të qetësohen sepse janë të shantazhuar.

Shpresoj se e vlerësoni pozitivisht angazhimin e Kryeministrit e Presidentes si udhëheqës të pastër politikisht dhe të vendosur ne mbrojtje te pa luhatshme të interesave të shtetit, popullit të cilët, në zgjedhjet e fundit nacionale të fituara mbi 51%, i premtuan popullit rreth kësaj qe ata po angazhohen dhe nuk do të ishte e ndershme qe ata te paraqitën si “ mashtrues” siç po i akuzon opozita prandaj, nëse po kërkoni parti e i individ të cilët, në rastin me Grenelin, ishin të shantazhuar, sot, këta të vetë paraqiturit tek ju si “ shpëtimtarë të situatës”, janë të vetë shantazhuar ashtu siç ua përshkrova në fillim.

Zotëri, duhet ta keni të qartë se, pjesa veriore e Mitrovicës është absolutisht pjesë e pandarë e shtetit të Dardanisë dhe, sa ma shumë që tentoni t’i bëni koncesione Serbisë, aq më shumë e komplikoni situatën duke e inkurajuar në qëndrimet e sajë destruktive e luftënxitëse.

Mitrovica është e Dardanisë, po qe është nevoja, do të mbrohet deri në sakrificën e qytetarit të fundit. Për dy shekuj, na u morën territore me dhunë duke i larë me gjak, dhe, lufta e fundit e vitit 1998/99, e tregoj se, ky popull nuk fal ma territore.

Shpresojë se, miku i ynë historik, Amerika, do të jetë me neve e pranë nesh si gjithmonë e përjetësisht dhe nuk do të na le në mëshirën e Serbisë dhe Evropës.

Story i mëparshëm

​Britaniku dënohet me burg të përjetshëm pasi mbyti me sëpatë nënën e dy fëmijëve

Story i radhës

Sali: Gjithçka që është jashtë kumtesës pas takimit me Sindikatën e Qendrës Klinike dhe Odën e Mjekëve është spekulim

Të fundit nga