A jemi Shoqëri e Traumatizuar me përmasa Patologjike?!…

December 1, 2022
min lexim

Fenomenet e përditshme të cilat po ndodhin në mjediset e ndryshme të vendit tonë me pasoja shumë shqetësuese, që po manifestohen nga dhuna ekstreme, janë sinjal i mjaftueshëm i cili tregon ndryshimin e qasjes nga familja deri tek institucionet më të larta të shtetit. Një numër i njerëzve të Kosovës, qoftë të ri apo të moshuar janë të ngarkuar me depresion të pa kontrolluar i cili po shkakton probleme në familjet tona, të cilat dikur ishin simbol dhe model shpirtëror i qetësisë, i edukatës, i traditës dhe i moralit njerëzor.

Shoqëria Kosovare së pari duhet të gjej diagnozën e shkaktarëve burimorë të cilët po rrjedhin nga familja, shkolla, rrethi shoqërorë. Nuk ka dyshim se institucionet e shtetit që nga pas lufta nuk arritën asnjëherë që të vejnë në binar Sistemin e Arsimit dhe Edukimit në Kosovë.

Mungesa e edukatës morale nga familja, rrjedhimisht tek shkolla e deri tek rrethi shoqërorë janë defekte të cilat në vazhdimësi e kanë atakuar njeriun e këtij vendi. Këto fenomene njeriu normal mund ti vërej kudo në shkollë, në rrugë, në entet dhe institucionet shëndetësore në ato të administratës publike e kudo tjetër. Depresioni i manifestuar me sjellje arrogante duke përdorur dhunën në shkollë është shumë shqetësues për të ardhmen e gjeneratës së re. Dikur edukata morale ishte orë mësimore në të gjitha nivelet e shkollimit nga klasa e parë e deri tek matura e shkollimit të mesëm.

Kjo ishte rrugë gjeniale e cila ndihmoj dhe monitoroj sjelljen, edukatën, e të rinjve të cilët ishin shumë më të edukuar dhe të përkushtuar për tu bërë personalitete të dobishme për familjen dhe shoqërinë. Më thotë mendja se duke i harruar dhe shkelur këto vlera, shoqëria Kosovare është e rrezikuar të rrëshqas në anarki.

Tani gjithnjë e më shumë po humb arsyeja e respektimit ndaj prindërve, të vlerave tradicionale,: të solidaritetit, humanizmit ndaj njëri tjetrit. Duke i shkelur apo harruar këto vlera kombëtare shpeshherë në familje dhe në shoqërinë e gjerë lindin probleme dhe mosmarrëveshje më të ndryshme të cilat e zbehin imazhin e një shoqërie apo një kombi. Sot gjithnjë e më shumë dëgjojmë për problemet familjare ndërmjet burrit dhe gruas, djalit dhe babës, vllau ndaj vllaut, të cilat gjithnjë e më shumë po shkaktojnë pasoja të rrezikshme deri tek vrasjet që po ndodhin. Sot mjerisht paraja dhe interesi material është shndërruar në monedhë të interesit të ngushtë të individit. Këto dukuri janë pasojë e dështimeve tona në kultivimin e edukatës tek gjenerata e re e cila tani mjerisht po e humb rrugën e vërtetë që e trashëguan nga paraardhësit e tyre. Kaosi në shoqëri po troket gjithandej e këtë po e ndihmojnë edhe “portalet famëkeqe” pa asnjë vlerë, disa mjete të informimit jo profesionale por sensacionale, si dhe rrymat më të ndryshme të cilat në emër të “demokracisë” po importohen po [barten] nga kulturat më të ndryshme të shteteve që kanë botëkuptime dhe kulturë të veqant.

Të gjitha këto që i thamë më lartë janë pasojë edhe të gjendjes së krijuar në shoqërinë Kosovare, e cila për fatë të keq për shkak të pa drejtësive më të ndryshme kanë filluar të krijohen klasa me pozicione të ndryshme në shoqëri. Kjo do të thotë se një kategori e qytetareve duke mos zgjedhur mjete dhe norma ka arritur të krijoj pasuri marramendëse dhe të shndërrohet në klasë të “aristokracisë”. Pjesa dërrmuese e njerëzve në Kosovë sot jetojnë me të ardhura minimale e besa shumica nuk kanë asnjë burim financiar.

Padyshim se kjo katrahurë e pa drejtësive ndikon drejtpërdrejte edhe në gjendjen emocionale nervore duke shkaktuar depresion tek individi qoftë i ri apo i moshuar. Andaj në fund po theksojmë se njerëzit e këtij vendi dhe institucionet e shtetit kanë përgjegjësi morale, njerëzore, ligjore, para ligjit dhe Zotit që ta ndryshojnë qasjen dhe përgjegjësin ndaj njeriut të këtij shteti i cili po pëson nga fenomenet e depresionit patologjik me pasoja të pa llogaritshme.     

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rice – optimist

Story i radhës

Rritja e dhunës në familje si shkak i keqmenaxhimit të institucioneve

Të fundit nga

ShkoLartë