A ishte veprim i drejtë i Lulzim Bashës përjashtimi i Berishën nga grupi parlamentar i PD-së ?

min lexim

Që në fillim po u them atyre që nuk janë dakord me këtë shkrim , se: për mua gjithcka cfarë vjen nga SHBA-të është e besueshme, sepse SHBA janë aleati jetik dhe më besnik i shqiptarëve, faktuar e vertetuar kjo historikisht ; dhe, edhe nëqoftëse ndonjëherë nëse “non grata” nga SHBA u vjen p.sh., edhe Ilir Metës apo edhe Edi Ramës të cilët publikisht janë të perceptuar edhe këta të dy si tejet të korruptuar, unë do jem pro atij vendimi të SHBA-ve në mirënjohje dhe respekt për ndihmën që ato japin në Shqipëri për demokracinë dhe ndërtimin e shtetit ligjor, integrimin dhe zhvillimin.

“Non grata” i erdhi Berishës dhe disa të tjerëve, dhe që pritet që t’u vijnë edhe të tjerëve, ato vijnë nga shteti dhe institucionet demokratike e ligjore të SHBA-ve, dhe “non grata” amerikane nuk vjen si dëshirë e kësaj apo asaj politike, sepse në SHBA QEVERISIN LIRIA, DEMOKRACIA DHE LIGJI.

Në Shqipëri problem kryesor është lufta kundër krimit, korrupsionit dhe padrejtësisë së politikës e të politikanëve të vjetër; problem është se si duhet larguar e ndëshkuar elita politike e vjetër kaq shumë e dëmshme dhe me pasoja të rënda për vëndin dhe për shqiptarët. Në demokraci këto i zgjidh demokracia e zgjedhjeve të lira dhe i merr përsipër për t’i kryer opozita politike. Por në fakt edhe vetë opozita politike në Shqipëri është problem, pasi ajo është në gjëndje të pashëndetshme politikisht,demokratikisht dhe jo e besueshme akoma , sidomos tani kur foltorja është bërë pengesa kryesore që e mban peng demokracinë dhe ndryshimin edhe vetë brënda PD-së.

Basha mori atë vendim për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA, vendim historik nga ana e tij në shërbim të demokracisë; në shërbim të forcimit të aleancës dhe partneritetit strategjik e jetik shqiptaro-amerikan; në shërbim të luftës kundër krimit e korrupsionit; në shërbim të integrimit dhe në shërbim të denocimit e të ndëshkimit të keqpushtetit keqqeverisës të Edi Ramës, pasi ndarja nga tranzicioni i Partisë Demokratike, Vetting-u dhe demokratizimi i brëndshëm i saj, dekomunistifikimi dhe ndëshkimi i korrupsionit të politikës së vjetër janë premisat kryesore që e sjellin Partinë Demokratike në pushtet, pasi këto janë masa e veprime që krijojnë besueshmëri publike dhe ndërkombëtare te Partia Demokratike zyrtare.

Të tjerat që janë kundër këtij ndryshimi që kërkon realiteti janë përpjekje dështake për të ruajtur status quonë e mosndryshimin , korrupsionin dhe të ligat e tjera të politikës së vjetër.

Që në fillim të këtij shkrimi po i referohem faktik shumë cuditës të një pjese jo të vogël të opinionit publik: se si ka mundësi që përderisa ka vite e vite që shqiptarët ankohen nga padrejtësia e sistemit politik të drejtësisë; ka vite e vite, pothuajse gjatë tërë kohës së këtij tranzicioni që shqiptarët ankohen për vjedhjet, abuzimet dhe për korrupsionin e lartë juridik e shtetëror në Shqipëri dhe për mosndëshkueshmërinë e tyre. Por, si ka mundësi që opinion hesht dhe nuk mbështet publikisht punën e jashtëzakonshme të Vetting-ut, i cili, po bën ndëshkimin dhe cmontimin nga sistemi i drejtësisë të krimit e korrupsionit;po bën dëbimin dhe ndëshkimin e gjyqtarëve dhe politikanëve e shtetarëve të korruptuar, të paaftë e me rekorde krimi.

Si ka mundësi që ka p.sh. edhe aq shumë njerëz që i shkojnë pas Berishës e foltores për ta mbrojtur atë kundër “non grata”-s amerikane për korrupsion?!

Si ka mundësi që shqiptarët qeverisen edhe sot nga një qeveri e superskandaleve të korrupsionit, te blerjes se votave dhe papërgjegjshmërisë publike e kombëtare ?!

Shqiptarët dhe demokratët nuk do rrinë peng e të presin deri kur mund “t’i hiqet” Berishës “non grata” nga SHBA; nuk mund të presin e të sakrifikojnë shqiptarët për interesat e Berishës dhe foltores ; nuk mund të rrijë populli opozitar dhe Partia Demokratike në opozitë dhe të vazhdojë të qeverisë korrupsioni i Edi Ramës pse do interesi i disa individëve foltoristë që pretendojnë se janë Partia Demokratike.

Jo vetëm shqiptarët, por edhe aleatët e tyre, SHBA etj. janë zhgënjyer e lodhur me politikën e politikanët shqiptarë të papërgjegjshëm, hajdutë, të korruptruar e të lidhur me krimin. Dhe duke qenë realiteti kështu dhe pamundësia që vetë shqiptarët ta zgjidhin problemin, atëhere SHBA ndërmorën dhe ia imponuan politikës shqiptare Veting-un në Drejtësi si dhe ndërmarrjen e sanksioneve dhe të shpalljes “non grata” për personazhet VIP-a të politikës e pushtetit të zhytur dhe të mbushur me rekorde korrupsioni, padrejtësish, vjedhjesh e paligjshmërie.

Opinionistët, shkruesit e komentuesit, politikanët e shtetarët si dhe mediat mercenare të parasë e pushtetit, ata dhe ato të cilët sponsorizohen nga qarqe të huaja dhe nga paraja e tyre për të promovuar agjenda antishqiptare, para se të shprehen kundër vendimit amerikan por edhe atij britanik për shpalljen “non grata” të Berishës dhe të të tjerëve duhet ta kenë parasysh një gjë, se: ata do të dështojnë në përpjekjet e tyre për helmimin e opinionit me antianglo-amerikanizëm sepse SHBA-të dhe aleatja kryesore strategjiko-historike e saj, Britania e Madhe, janë dy mbështetësit më të mëdhej të dy shteteve shqiptare, si dhe janë edhe dy kundërshtarët më të mëdhej të aleancës historike sllavo-ortodokse antishqiptare ruso-serbe.

SHBA-të, janë aleati strategjik dhe jetik i shqiptarëve, dhe duhet ta dinë se për SHBA-të si aleat i madh dhe i pazëvëndësueshëm për shqiptarët ashtu sukurse edhe për vetë të gjithë shqiptarët, më e rëndësishme është Shqipëria dhe jo individët, as partiakët, as oligarkët e as pushtetarët;shqiptarët duhet ta dinë se SHBA nuk mbështet politika e as politikanë të kriminaliuzuar e të lidhur me krimin e korrupsionin që përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare.

Shqiptarët në Kosovë duhet ta dinë edhe këtë se; SHBA dhe Britania e Madhe janë dy shtetet vendimtare,është aleanca e madhe anglo-amerikane ajo që cliroi dhe formoi shtetin e ri shqiptar të Kosovës.

Kosovarët nuk kanë pse të fanatizojnë e të ngatërrohen me enverizma, berishizma, nanoizma e as me ramaizma, sepse të gjitha ideologjitë, pushtetet e politikat e tyre kanë parë vetëm interesat personale pushtetore, dhe që nuk ia kanë parë hajrin Shqipëria e jo më t’ua ketë parë Kosova.

Shqiptarët e Kosovës, shumicës së opinionistëve dhe analistëve mediatikë të atjeshëm iu vjen shumë mirë kur SHBA ndëshkon dhe fut në “Listën e Zezë” personat e politikes e pushtetit kosovar dhe e falenderojnë SHBA me të drejtë; po kështu ka shumë prej tyre që janë mbientuziazmuar edhe për arrestimin e disa ishkomandantëve të UCK-së nga Gjykata Speciale, por si është e mundur që po këta dalin e deklarohen madje deri në fanatizëm kundër SHBA-ve pse ato shpallën “non grata” Berishën kur SHBA ka shpallur non grata, jo vetrëm atë , por edhe politikanë të tjerë nga Shqipëria.

Ndëshkimi ligjor për korrupsionin nuk pyet as për të kaluarën , as për të tashmën dhe as për këtë apo atë politikan e shtetar. SHBA në momentin që zbulohen e dalin korrupsioni i kujdoqoftë, ato nuk bëjnë kompromis dhe as nuk mbajnë anshmëri e mbrojtje politike ndaj kujdo që pëfshihet në rerkorde krimi e korrupsioni.Nga Shqipeëria nuk është se deputetëve, opinionistëve e mediatikëve të Tiranës u intereson shumë se kush arrestohet e kush shpallet “non grata” në Kosovë dhe nuk vjen kush atje as nëpër fushata elektorale të partive politike, përvecse Edi Rama, i cili ndërhyn tepër dhe shumë dëmshëm kundër Kosovës..

Për Kosovën shpëtimtare ishte aleanca anglo-amerikane dhe nuk ka pse mediatikë dhe intelektualë sahanlëpirës e që shiten për 100 euro të bëjnë propagandë kundër non gratës amerikane e britanike ndaj ishkryeministrit shqiptar. Ata të cilët sillen kështu janë injorant, serbo-rusofilë e mercenarë, sepse dy aleatët më të mëdhej perendimor të shqiptarëve, SHBA dhe Britania, jane sot dy kundërshtarët më të mëdhej të aleancës antishqitare serbo-ruse.

Fatkeqësisht në Shqipëri duket një frymë antiamerikano-britanike e foltores së foltorexhijve si dhe e korrupsionit e krimit në tërësi njëlloj si ajo vija politike antishqiptare dhe antiSHBA-Britani e regjimit komunisto-enverist,regjim i cili aleancën anglo-amerikane ua mësonin e propagandonin shqiptarëve si rrezik për Shqipërinë.

Shqipërisë dhe Kosovës i duhet një Shqipëri e fortë, e lirë dhe demokratike ku të triumfojë një politikë reale, e pa korruptuar, e përgjegjshme dhe sidomos patriotike dhe besnike ndaj SHBA-ve.

Basha e përjashtoi Berishën fillimisht nga grupi parlamentar e pastaj edhe nga PD, pasi atë e shpallën “non grata” SHBA,por tani edhe Britania e Madhe. Atëhere pothuajse të gjithë deputetët e PD-së u “cuditën” , por tani ndoshta vetëm foltorja mund të “cuditet”.

Para një viti SHBA shpalli Sali Berishën “non grata”. Ja reagimi i DASH

Sot, unë shpall të papërshtatshëm Sali Berishën, një ish-President të Shqipërisë, ish-Kryeministër të Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndë. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.

Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve anti-korrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

Ky emërtim riafirmon angazhimin e përkrahjes së SHBA për reformat politike kryesore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete si kjo për të promovuar përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht.

Pas kësaj deklarate që e shpalli Berishën “non grata”, edhe Basha, ishKryetari i Partisë Demokratike bëri gjënë më të duhur, atë të përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, gjë që ishte nje veprim mëse i duhur i ndërmarrë nga Basha, si një “non grata” përjashtimore nga PD, një padëshirim që në grupin e Partisë Demokratike nuk mund të ishte antar i saj një person i shpallur “non grata”.

Ky veprim i Bashës ishte konform qëndrimit amerikan,konform vizionit të tij të luftës kundër krimit e korrupsionit, konform dekriminalizimit të politikës shqiptare dhe të ndarjes me tranzicionin.

Dhe po të mos kishte filluar zallamahija turbulluese antiamerikane dhe anti-Basha e foltores, me siguri që pushteti i Edi Ramës nuk do ta kishte pasur jetën e gjatë pas asaj masakre zgjedhore të 25 Prillit 2021

Pas përjashtimit të Berishës nga Grupi parmentar demokrat, fill pas kësaj filloi revolucioni foltorist kunder SHBA-ve dhe Lulzim Bashës ku nuk u kursye as sulmi banditesk mbi selinë e PD-së me 8 Janar 2022, si dhe uzurpimi i Selisë së saj me një vendim gjyqësor të shkallës së parë pa pritur vendimin përfundimtar të gjyqësorit.Pas grushtit pucist foltorist të shtetit me 8 Janar, Basha ndërmori veprimin tjetër të duhur , atë të përjashtimit të Sali Berishës nga Partia Demokratike.

Mirëpo një i shpallur “non grata” nga SHBA, si dhe po ky i përjashtuari nga Partia Demokratike, sot ai pretendon se është kryetar i Partisë Demokratike.

Pro non gratës amerikane , e kanë mbështetur atë edhe CDU gjermane kur përfaqësuesi i partisë simotër me PD shqiptare në Gjermani, i ka “mbyllur derën” Sali Berishës dhe grupimit foltorist të drejtuar prej tij.

“Unë nuk jam këtu për të folur në mënyrë zyrtare dhe për të marrë anën e njërit apo tjetrit grupim. Në mënyrë të qartë dua, dhe jo vetëm për këtë arsye, por dhe për faktin se aleatët amerikanë, aleatët më të ngushtë tanët jashtë BE, kanë të njëjtin këndvështrim si ne në Gjermani.

Nuk ka asnjë diferencë në qëndrimet tona për një person që është shpallur “non-grata”. Edhe ne e kemi të vështirë të përfytyrojmë një bashkëpunim në të ardhmen”, u shpreh Peter Bayer, deputet i CDU në Bundestagun gjerman.

Pro SHBA-ve dhe Bashës është deklaruar edhe Franca

“Franca do të rreshtohet gjithmonë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ky është qëndrimi i ambasadores së Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq, e pyetur me qëndrimin që mban shteti që ajo përfaqëson në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës.

“Franca është solidare me Shtetet e Bashkuara. Gjithmonë! Ne themi gjithmonë në lidhje me Shteteve të Bashkuara se “ne jemi aleati më i mirë i Shteteve të Bashkuara… Mënyrën se si Shtetet e Bashkuara konsiderojnë personin në fjalë, ne e respektojmë.” u shpreh ambasadorja.

Dhe tani së fundmi vjen edhe deklarimi si person “non grata” për Sali Berishën edhe nga Britania e Madhe , me motivim akoma më të rëndë se sa “non grata” amerikane.

“Zëri i Amerikës”:

Ish-Presidenti Sali Berisha u shpall sot “non grata” nga Britania e Madhe për lidhje me grupe të krimit të organizuar dhe pasurim përmes korrupsionit për vete dhe rrethit të njerëzve pranë tij.

Në letrën zyrtare nga Londra drejtuar zotit Berisha theksohet se ai mban lidhje me kriminelë që paraqesin rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe Mbretërinë Bashkuar, të cilat ai është i gatshëm t’i përdorë për të arritur ambicjet e veta politike.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi në maj të vitit të kaluar ndalimin e hyrjes në territorin e Shteteve të Bashkuara, për ish kryeministrin Sali Berisha e familjen e tij, për shkak të “akteve të rënda të korrupsionit” dhe “minimit të demokracisë”.

Me shpalljen “non grata” të Sali Berishës edhe nga Britania e Madhe, tani Berishes dhe grupit “na bashkoi non grata” pas mbeshtetjes se fshehte qe ka nga pushteti i Rames, atyre nuk u ka mbetur tjetër vetëm qe t’u drejtohen edhe Serbisë,. Rusisë dhe Kinës për ndihmë e mbështetje antiamerikano-britanike.

Lulzim Basha dhe elita e re politike e PD-se zyrtare kane meritën e madhe dhe të jashtëzakonshme , sepse ai me guxim politik, demokratik; me guxim intelektual e patriotik iu kundërvu tërë llumit oligarko-politik e mediatik, iu kundërvu tërë korrupsionit gjithpartiako-institucional për të bërë ndryshimin dhe ndëshkimin e tërë politikës së vjetër; për ta nxjerrë Shqipërinë nga humnera e tranzicionit, për ndryshimin e modernizimin e shtetit ligjor e demoktratik, për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë.

Koha për ditë po verteton qëndrimin dhe veprimin e guximshëm , demokratik e patriotik të Lulzim Bashës kundër asaj që ai u përball fort; kunder korrupsionit, krimit, hajdutërisë institucionale dhe kundër vjedhjes e grabitjes së votës, kundër Trekëndëshit të Bermudës, Berisha-Rama-Meta.

Tani janë rrëzuar të gjitha alibitë, edhe ajo se: non gratën Berishës ia paskësh përgatitur Soros, kur aktualisht në Britani pushtetin e kanë antisorosjanët, konservatorët.

Ajo e cila e konfirmon bashkëveprinim e foltores me pushtetin e Edi Ramës vjen edhe nga ajo se cfarë citon të ketë thënë i dërguari i posaçëm i qeverisë britanike Stuart Peach për Ballkanin Perëndimor edhe për zgjedhjet e 25 Prillit 2021:

“Siç tregon raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, blerja e votave dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdojnë të jenë një problem madhor në politikën shqiptare. Për sa kohë që politikanët bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe frikësuar votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të mëtejshme dhe reforma zgjedhore”, tha ai.

Kjo është në përputhje të plotë edhe me atë se cfarë Basha dhe elita e re dhe e shëndetshme politike e Partisë Demokratike zyrtare kundërshtojnë dhe denoncojnë për masakrën zgjedhore të vitit të kaluar,por që foltores nuk i intereson kjo, por vetëm sundimi dhe pronësmi i PD-së për ta pasur atë si mburojë politike kundër SHBA e Bashës dhe tani edhe kundër Britanisë së Madhe.

Mua më shqetëson një fakt: si ka mundësi që elita e re politike, politikanët e rinj , si ka mundësi që as elita intelektuale, as ajo mediatike dhe as ajo e shoqërisë civile nuk inkurajojnë dhe nuk mbështesin p.sh. Bashën dhe elitën e re politike të PD-së?!

Pra, pse nuk angazhohen ata sa dhe si duhet përkrah elitës së re politike të PD-së dhe madje kur ajo ka mbështetjen edhe të SHBA-ve?!

Tjetër është edhe hipokrizia e atyre të foltores si properendimor fals, ,por sidomos hipokrizia e socialistëve që deklarohen si proamerikanë e properendimore por veprimet e shpirtin e kane krejt në të kundërt.

Dhe kjo më kujton atë se cfare më ka pas thënë një ishfunksionarë i regjimit komunist se: armët, ushqimet,municionet , veshjet dhe paratë në kohën e luftës na i jipte anglezi, por ama komunistët shpirtin e zemrën i kishin te Moska.

Dhe cfarë është fatkeqësisht ky apatizëm dhe ky indiferntizëm kolektiv, në një kohë kur korrupsioni, padrejtësia dhe vjedhja e tradhtia politiko-institucionale janë ngritur në majë të sistemit dhe te pushtetit ?!

I ftoj në debat të gjithë ata gjithfarë mashtruesish e falsopatriotësh, ata që nuk kanë asnjë trashëgimi e as meritë patriotike dhe as kontribute kombëtare, por vetëm sa “filozofojnë” shumë nisur vetëm nga interesi personal, egoizmi dhe servilizmi momental e mercenarizmi politik e materialist të cilët mundohen të duken intelektualë e patriotë por që vetëm tymojnë, helmojnë e corodisin duke manipuluar e spekuluar me të vërtetat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Rreth e rreth përqak, globi rrotullohet”/ Braçe ironi me shkarkimin e Ahmetajt?!

Story i radhës

Stoletenberg: Dyert e NATO-së janë të hapura

Të fundit nga