a i ka ndryshuar putini synimet e tij 6243ff38ca5c2

A i ka ndryshuar Putini synimet e tij?

March 30, 2022
1 minut lexim

Rusia tha në bisedime dje, se do të reduktonte operacionet e saj ushtarake rreth kryeqytetit dhe rreth qytetit verior të Chernihiv.

Rusia duket se i ka ulur ambiciet e saj, duke pretenduar se ka “përmbushur përgjithësisht” qëllimet e fazës së parë të pushtimit, të cilën ajo e përcaktoi si reduktim të konsiderueshëm të potencialit luftarak të Ukrainës.

Por lufta vazhdon në lindje dhe në jug, ku forcat ruse po përpiqen të krijojnë një korridor tokësor përgjatë bregut jugor, në lindje nga Krimea deri në kufirin rus.

Një muaj pas pushtimit, Rusia deklaroi se qëllimi i saj kryesor ishte “çlirimi i Donbasit” – duke iu referuar gjerësisht rajoneve lindore të Ukrainës, Luhansk dhe Donetsk.

Por përtej synimeve të tij ushtarake, kërkesa më e gjerë e Presidentit Putin është të sigurojë neutralitetin e ardhshëm të Ukrainës. Ukrainasit e kanë ofruar këtë në këmbim të garancive të sigurisë nga aleatët, si pjesë e një plani të gjerë paqeje të paraqitur në bisedimet në Turqi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

vajza e madonnes vazhdon ekspozimin 6243feff5790d
Story i mëparshëm

Vajza e Madonnës vazhdon ekspozimin

ne 2021 ne kosove jane regjistruar mbi 10 mije biznese dhe jane mbyllur 1567 te tjera 6244036e045fd
Story i radhës

Në 2021 në Kosovë janë regjistruar mbi 10 mijë biznese dhe janë mbyllur 1,567 të tjera

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë