Në 2021 në Kosovë janë regjistruar mbi 10 mijë biznese dhe janë mbyllur 1,567 të tjera

Gjatë vitit 2021, Agjencia për Regjistrimin e Biznesit ka regjistruar 10 mijë e 567 biznese të reja apo 10 për qind biznese të reja, 8 mijë 407 ndryshime të bizneseve dhe janë mbyllur 1 mijë e 567 biznese.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se gjatë vitit 2021 janë regjistruar 10 mijë e 567 biznese të reja në Kosovë.

Hajdari gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi ka theksuar se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 353 gjoba në vlerë prej 114 mijë e 152 euro.

“Gjatë vitit 2021, Agjencia për Regjistrimin e Biznesit ka regjistruar 10 mijë e 567 biznese të reja apo 10 për qind biznese të reja. 8,407 ndryshime të bizneseve dhe ka bërë shuarjen e 1,567 bizneseve. Pra, numri total i lëndëve të procesuara është 20 mijë e 541 apo 6 për qind më shumë se viti paraprak”.

Sipas saj, gjatë 2021-së janë iniciuar procedura gjyqësore për 24 operatorëve ekonomik.

“Rritja e inspektimeve ishte 40 për qind. Janë shqiptuar 353 gjoba me aktvendimet e inspektorëve të tregut, ku vlerë e përgjithshme është 114 mijë e 152 euro dhe është iniciuar procedura gjyqësore për 24 operatorëve ekonomik”, u shpreh ajo.

Hajdari thekson se janë sekuestruar mbi 1,200 litra vaj motorik.

Hajdari, theksoi se gjatë vitit 2021, numri i ankesave të konsumatorëve është rritur për “200 ose 300 për qind krahasuar me vitin paraprak”.

Ndërkohë tha se gjatë vitit të kaluar, niveli i eksporteve të mallrave të Kosovës është rritur për 62 për qind.

Hajdari shtoi se gjatë vitit 2021, investimet e huaja kanë qenë gati 500 milionë euro.

Ajo po ashtu ka thënë rreth 80 për qind e masave të MSA-së janë finalizuar nga kjo ministri gjatë vitit që shkoi.

“Së bashku me Doganën e Kosovës janë marr 78 mostra të vajrave motorike, ndërsa në tregun e brendshëm janë marr 34 mostra për testim. 12 mijë e 700 litra janë kthyer në vendin e origjinës, kryesisht në Serbi dhe janë sekuestruar 1,220 litra vaj”, ka theksuar Hajdari.

Në fund, ajo ka treguar se cilat janë gjashtë objektivat e MINT-it.

“Janë gjashtë objektiva. E para është përmirësimi i mjedisit të të bërit biznes, e dyta është zhvillimi i politikave industriale dhe tregtare, objektiv i tretë është mbështetja e bizneseve, e katërta është mbështetja e turizmit, si objekti i pestë është promovimi dhe përkrahja e investimeve dhe më i rëndësishmi është përmirësimi i cilësisë, përfshirë mbrojtjen e konsumatorit. Te objektivi për përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes në Kosovë përveç legjislacionit është miratuar Kodi për Qeverisje Korporative, duke finalizuar dy koncept-dokumente; për regjistrin e pronarëve përfitues dhe atë të shoqërive tregtare”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A i ka ndryshuar Putini synimet e tij?

Story i radhës

SPAK kërkoi arrestimin e tij, Alqi Bllako dorëzon sot mandatin e deputetit

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish