A i druhet një tradhtie nga ana e Metës? Berisha përgjigjet prerë

June 7, 2022
1 minut lexim

Sali Berisha u shpreh për gazetarët se nuk i druhet aspak një tradhtie nga ana e Ilir Metës, duke deklaruar me bindje se çdo diferencë që mund të kenë për çështje të caktuara, nuk do t’i pengojë që të bëjnë opozitë ndaj Edi Ramës.

“Nuk kam hatërmbetje me Ilir Metën. Vetëm se do të doja që ta kishte shtyrë zgjedhjen e Presidentit për raundin e pestë dhe shanset për një dështim në atë raund nuk ishin të vogla.

Nuk ka diskutim që do të bëjmë opozitë bashkë me Metën, kur të lërë Presidencën. Ne mund të kemi diferenca në disa gjëra, por nuk na pengon gjë në betejën tonë kundër Edi Ramës”, tha kreu i PD-së.

Kur u pyet nëse i druhej një “tradhtie” nga Ilir Meta, Berisha u përgjigj: “Nuk i druhem aspak”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Finalja e rekordeve

Story i radhës

Ky është këngëtari maqedonas që djegi Qendrën Kulturore bullgare në Manastir (FOTO)

Të fundit nga

ShkoLartë