a eshte silvinjo trajneri me i mire qe ka pasur kombetarja shqiptare flet lorik cana 655c4c1c0e07f

A është Silvinjo trajneri më i mirë që ka pasur kombëtarja shqiptare? Flet Lorik Cana

November 21, 2023
1 minut lexim

Ish-kapitani i Kombëtares shqiptare është shprehur se nuk mund të thotë se Sylvinho është trajneri më i mirë që ka pasur ekipi ynë.

Komentet Cane i bëri gjatë një lidhjeje për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se për momentin trajneri më i mirë është ende Xhani De Biazi.

Ai tha se Sylvinho ka krijuar një frymë shumë të mirë në Kombëtare dhe kualifikimi është falë punës së tij, por shtoi se trajneri ka ende rrugë për të bërë me ekipin kuqezi.

“Nuk e di, është akoma shumë herët për të thënë diçka të tillë. Por është një trajner që ka bërë një punë të mrekullueshme. Më ka lënë një përshtypje shumë të mirë, ambienti që ka krijuar, frymën që ka krijuar aty brenda dhe kualifikimi që është diçka historike flet vetë.

Por për t’u bërë më i miri duhet të presë akoma, sepse ka ende një rrugëtim të gjatë për të bërë me Kombëtaren shqiptare. Për momentin më i miri mbetet Xhani De Biazi”, është shprehur Cana.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kryqi ne kodren e diellit kovacevski godet bilall kasamin ushqen popullin me ndjenja kombetare dhe fetare 655c4b2d7ed24
Story i mëparshëm

Kryqi në Kodrën e Diellit/ Kovaçevski godet Bilall Kasamin: Ushqen popullin me ndjenja kombëtare dhe fetare

vranet dhe reshje shiu sot bien temperaturat maksimale 655c4c2866659
Story i radhës

Vranët dhe reshje shiu sot, bien temperaturat maksimale

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë