A është Shqipëria e rrezikuar nga HMPV?/ Infektologu Harxhi shuan dyshimet!

January 6, 2025
1 minut lexim

Infektologu Arjan Harxhi, i ftuar në Euronews Albania ka ndarë mendimin e tij se a preket Shqipëria nga metapneumovirusi.

Ai thekson se rreziku është rreth 3-5% në vendin tonë dhe se nga viruse të tilla por dhe të tjera, mund të prekemi çdo vit.

“3-5% mund të jetë metapneumovirusi prezent, sepse është një virus që qarkullon çdo vit, është pjesë e koktejlit të viruseve respiratore që shkaktojnë ftohjen e zakonshme”, tha ai.

Sipas Harxhit, çdo vit do të kemi prani të viruseve të ndryshme, në mes tyre dhe metapneumovirusin.

“Do të kemi çdo vit viruse të ndryshme. Janë viruse të cilat zakonisht mund të bëjnë dëmin në fashat vulnerabël, pra ekstremet e moshave dhe ato me sëmundje kronike. Këto subjekte duhet të vaksinohen, është një mjet mbrojtës”, tha infektologu.

I pyetur për situatën në Shqipëri, Harxhi shprehet se në këndvështrimin e tij, mund të vijë një situatë jo e këndshme e gripit, duke përfshirë edhe qarkullimin e metapneumovirusit.

“Nuk ka filluar akoma, por mendoj që do të ketë një situatë të ashpër të gripit në Shqipëri.

Rastet që kam konsultuar vetë janë parqitur në urgjencë që ditën e dytë dhe kanë marrë antibiotikë, gjë që është gabim sepse nuk luftohet me antibiotikë. Në treg duhet të ketë Tamiflu, një preparat i fuqishëm që nëse përdoret siç duhet, ka impaktin e duhur për ta zbutur ecurinë e sëmundjes dhe që ndodhet dhe në Shqipëri”, tha Infektologu Harxhi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Ma ke futur thikë pas shpine” – Përplasje mes Gresës dhe Sarës

Story i radhës

“Serbia në krizë të re”, avokati shqiptar vjen me parashikim të mirë për shtetet shqiptare: Gjithçka po vjen në favor të…!

Të fundit nga

ShkoLartë