Thonë se armiku më i rrezikshëm është miku i dikurshëm i kthyer në armik. Këtë sentencë më së miri e përligji Dardan Molliqaj me PSD-në.
I bindur në suksesin e tij për të qenë kreu i VV, Dradan Molliqaj nuk e kapërdiu lehetë zbulimin e komplotit nga Albin Kurti. Nga aty filloi edhe tërbimi i tij që qoj në ndarjën e VV në vitin 2018.
Dardan Molliqaj bashkë me disa deputet tjerë të zëshëm të VV nën petkun e sodial demokratëve arritën të riaktivizojnë PSD e themeluar nga Kaqusha Jashari. Ashtu edhe siç thotë populli atë që synon t’ia bëni tjetrit e pëson vet. Një vit më vonë u mbajtën zgjedhjet parlamentare me VV që doli parti e parë, sikur i ishte hequr VV diçka e po i zinte frymën.
Dardani më ca “puqistë” të tjerë dështuan keq, aq keq sa disa edhe dhanë dorëheqje, i vetëm ka mbat Dardani me sa dështak të tjerë.
Dardani, sa ishte pjesë e VV ishte shumë i zëshëm kundër PDK duke quajtur disa nga ata edhe si kriminel, befas pas dështimit për t’i marrë Albinit VV e harroi fare PDK, i harroi kriminelët dhe ata që i quante e keqja më e madhe e Kosovës.
Dikur e lartësonte Albinin tani nuk le gjë të zezë pa i thënë, si është e mundur që Albini pak para 2018 ishte i mirë dhe shpresa e Kosovës pas pak muajsh u kthyer në diktor dhe e keqja e Kosovës. Kush është Dardan Molliqaj i vërtetë, as PDK që është kundërshtari më i madh i VV nuk bën të gjithë këto mallkime e kundërshtime ndaj VV sa vet ata që ishin pejsë e saj, ata që besonin dhë VV dhe mbi të gjitha e lartësonin atë.
Dikush që tradhton një herë tradhton gjithmonë, nuk mund t’i bësosh Dardanit dhe sojit të tij, me meritë qytetarët ia dhanë dënimin e merituar. E habitshme është se si PSD e sulmon më shumë së PDK-ja VV-në, mos vallë PSD është dorë e zgjatur e PDK. A është Dardan Molliqaj dhe ca si ai që i shkojën pas të diktuar nga PDK edhe sa ishin pjesë e VV për t’ia marr partinë Kurtit, me parametrat që e shihnin VV drejt rritjës.
Kush qëndron pas planit për t’ia marr VV Albinit dhe për ta kthyr atë në satelit të PDK-së, kush vazhdon akoma të qëndrojë pas Dardan Molliqajt për të tentuar të pëngojë qeverinë në arritjën e objektiva të saj e të cilat pastaj do të ndikojnë tek qytetarët?
Pavarëisht se kush qëndron, edhe nësë janë elemente të PDK e përtë cilët nuk do të isha ibefasuar, një gjë është e sigurt: Dardan Molliqaj dhe disa që ishin me te e tani dalin si analista në televizonet tona, kan dështuar pëjetësisht.
Sa më shumë që vazhdojnë të bëjnë lojëra dhe marifete duke sulmuar edhe policinë gjithnjë e më shuëm justifikojnë vetën si dështak, të mjerë e të cilët mjeri mendor i ka sjellur në gjendje të mjerueshme.
Jam i bindur se një ditë do të dal e vërteta, PSD ka shumë mundësi të jetë vegël e PDK, satelit dhe hartuese e kompotit për të rrëzuar Albin Kurtin nga VV dhe rrjedhimsiht nga jeta politike. Qytetarët secilit ia treguan deren, dikë e bën kryeminstër e diëkë tjetër duke e sorollatë rrugëvë.