“A është Komploti platformë politike”? Ja si përgjigjet Ben Blushi

November 29, 2023
1 minut lexim

Ben Blushi i ftuar në një program televiziv, foli për librin e tij më të fundit të quajtur “Komploti”.

Një nga temat më kryesore që trajtohet në libër është ajo e emigracionit, ku Blushi u shpreh se nuk është kundër që në Shqipëri të vijnë të huajt, ndërsa shtoi se, nëse pakica bëhet shumicë, do ishte fatale. Ndër të tjera Blushi tha se njerëzit kanë ‘frikë’ nga vepra e tij.

Pjesë nga intervista:

Çfarë është ky libër?

Blushi: Është një roman, fiction që ka elementë të Shqipërisë së sotme dhe shpresoj të mos ketë elementë të Shqipërisë së nesërme. Nuk është kjo që uroj, por nuk përjashtoj mundësinë që Shqipëria të jetë plot me të huaj. Ne nuk bëhemi dot një vend evropian pa kaluar ketë spirale, që kemi emigruar dhe mund të na zëvendësojnë.

Unë  nuk jam racist nga natyra. Është raciste të thuash se do vijnë të huajnë dhe do na shfrytëzojnë. A ishin racistë italianët dhe grekët? Nuk jam kundër që në Shqipëri të vijnë të huajt, por pakica të behet shumica do ishte fatale. Të huajt të ishin më të shumë se ne do ishte fatale.

Karakterizohet si traktat politik, platformë politike, je dakord me këto?

Blushi: Jo aspak, është fryt i fantazisë sime. Unë s’kam asnjë instrument politik që të ndikoj në të ardhmen, unë jam një shkrimtar. Demokracia në Evropë s’po funksionon siç ka funksionuar më parë. E njëjta gjë po ndodh dhe në Shqipëri. Evropa ka një raport të vështirë me emigracionin. Qeveritë ndryshohen për shkak të emigracionit. Debati i ditës është mbi emigracionin. Shihni si po ndryshon Evropa nga emigracioni.

Pse ka hapur debate Komploti?

Blushi: Njerëzit kanë frikë nga ajo që kam shkruar. Kudo ku shkoni në Shqipëri… Isha në Korçë para pak ditësh dhe më thanë se ‘jemi vetëm pleq këtu’. Unë them që njerëzit nuk e lexojnë si një libër politik, por si një roman.

Parashikimet janë si të zymta?

Pse janë të zymta? Janë realitete.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ndeshja me Viktoria Plzen, Daja: Nëse pretendojmë në një ëndërr të çmendur, patjetër duhet të fitojmë

Story i radhës

Antony Blinken lëshoi Shkupin, niset drejt Izraelit

Të fundit nga

​Protesta në Magdeburg

Qindra protestues të krahut të djathtë janë mbledhur në Magdeburg, me flamuj gjermanë, ndërkohë që një person është arrestuar. Një ceremoni përkujtimore është mbajtur në katedralen e qytetit për të kujtuar katër
ShkoLartë