Antony Blinken lëshoi Shkupin, niset drejt Izraelit

Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, aktualisht është rrugës për në Izrael, pasi armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit skadon nesër në mëngjes.

Blinken tha se ai do të përqendrohet në zgjatjen e pauzës në luftimet në Gaza “në mënyrë që ne të mund të vazhdojmë me tërheqjen e më shumë pengjeve dhe të sjellim më shumë ndihmë humanitare”.

Ai shprehu gjithashtu besimin se zgjatja e armëpushimit është diçka që Izraeli dëshiron sepse “ata janë gjithashtu të fokusuar intensivisht në sjelljen e njerëzve në shtëpi.” Blinken tha se planifikon ta diskutojë këtë çështje në takimet e tij me zyrtarët izraelitë në ditët në vijim.

Blinken do të udhëtojë gjithashtu në Bregun Perëndimor dhe më pas në Dubai për samitin e klimës KOP28.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

“A është Komploti platformë politike”? Ja si përgjigjet Ben Blushi

Story i radhës

Hoxhaj: Nuk pres asgjë nga dialogu, Kurti nuk e do përmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës

Të fundit nga