A është e vërtetë që gratë bëjnë më shumë seks me kalimin e moshës? Flet terapistja

November 21, 2023
min lexim

Shoqëria na jep shumë mesazhe se çfarë do të thotë të jesh një grua e dëshiruar nga tjerët. Të gjithë kemi një imazh se çfarë do të thotë të jesh seksi dhe nëse mendojmë se nuk i përshtatemi asaj fotografie, mund të shkëputemi nga erotizmi ynë.

“Në kohën kur gratë arrijnë moshën e mesme, ato kanë vetëbesim dhe kjo i lejon të përqafojnë pa pendesë atë që është vërtet seksi për to,” thotë Juliana Houser, terapiste për martesën dhe familjen.

Thuajse të gjithë kanë jetën e tyre individuale seksuale, pavarësisht nëse janë çift në jetë apo jo. Marrëdhënia seksuale me veten është raporti më i gjatë dhe më i rëndësishëm që do të keni, por shumë shpesh njerëzit e injorojnë atë, thonë terapistët.

“Krijoni përvoja të ndryshme seksuale për veten tuaj, ashtu siç do të bënit me një partner,” vijon Houser. Shumë njerëz, veçanërisht gratë, ia heqin vetes këto kënaqësi sepse fokusi më i madh është te karriera dhe familja dhe aspekti seksual mbetet ose “peng” i fundjavave ose në pushime.

Kënaqësia dhe sensualiteti fillojnë me gjëra që nuk janë aspak seksuale: një lindje dielli që ju sjell gëzim ose era e një buqete me lule. Kërkoni çdo gjë që e bën trupin tuaj të thotë “po”. Ndërsa i përgjigjeni asaj pjese të vetes, do të bëheni më të sigurta në gjetjen dhe përjetimin e asaj që ju sjell kënaqësi në shtrat.

Kuptoni se trupi juaj po ndryshon

Ndikimet e menopauzës janë të pamohueshme dhe normale. Por ato nuk duhet të nënkuptojnë fundin e jetës suaj seksuale. Në fakt, 70% e grave që janë 50 vjeç e sipër ende e shijojnë seksin. Mund të ketë ndjenja të vështira që lidhen me ndryshimin e trupave, por përqafimi i ndryshimit mund të jetë i dobishëm.

“Mësoni se çfarë funksionon për trupin tuaj tani. Provoni produkte dhe lodra që mund të lehtësojnë çdo vështirësi që keni. Zgjeroni përkufizimin tuaj për seksin,” vijon terapistja.

Më shumë se çdo gjë, dijeni se kënaqësia është e drejta juaj që prej ditës kur keni ardhur në këtë botë. Seksualiteti nuk është një luks i rezervuar vetëm për të rinjtë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Haxhiu: S’ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML-së dhe mostrave

Story i radhës

Një grua nga Republika e Kosovës kishte sjellë një fëmijë gjashtë javëshe pa shenja jete në spitalin e Tetovës

Të fundit nga

ShkoLartë