haxhiu ska pasur djegie ose demtim te mbetjeve mortore arkives se iml se dhe mostrave 655cbb555ccd2

Haxhiu: S’ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML-së dhe mostrave

November 21, 2023
1 minut lexim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe mostrave.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shtuar se pa u kuptuar shkaqet e zjarrit, nuk mund të japë më shumë informacione.

“Rreth orës 08:00 të mëngjesit, nga drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, jam njoftuar që dy zyra në katin e dytë në objektin e IML, janë përfshirë nga zjarri”, ka shkruar Haxhiu.

“Ekipet e zjarrfikësve, policia, prokuroria menjëherë kanë shkuar në vendim e ngjarjes. Nga vlerësimet fillestare, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave. Ekipet e forenzikës dhe ekspertët e zjarrit dhe të elektroteknikës janë ende duke e kryer punën e tyre me qëllim që të dihen shkaqet e zjarrit”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, Policia dhe prokuroria po ashtu janë duke bërë punën e tyre.

“Për shkak të atyre që kanë ndodhur në IML, me të drejtë qytetarët mund të jenë të shqetësuar lidhur me këtë mirëpo pa kuptuar shkakun e zjarrit nuk mund të japim informacione më shumë. Sapo të kemi informacione më të detajuara lidhur me rastin, do të njoftojmë me kohë”, ka shkruar në fund Albulena Haxhiu.

MARKETING

RENT A CAR

3 gjera qe cdo trajner personal duhet ti dije 655cba62a9893
Story i mëparshëm

3 gjëra që çdo trajner personal duhet t’i dijë

a eshte e vertete qe grate bejne me shume seks me kalimin e moshes flet terapistja 655cbb58e8335
Story i radhës

A është e vërtetë që gratë bëjnë më shumë seks me kalimin e moshës? Flet terapistja

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë