A është e drejtë kërkesa për rritje rrogash punëtorëve të arsimit?

April 4, 2022
1 minut lexim

Kuadrot e shkolluara të një kombi të emancipuar nuk pranojnë rroga të pa merituara.

Vërtetë janë pakë ato kombe që e kanë fatin të kenë kuadro të tilla, që më shumë se gjendjet materiale të tyre të pa merituara ia duan të mirën kombit dhe atdheut të tyre.

Po të vepronte kështu SBASHKU, me në krye Rrahman Jasharin, cilësia e arsimit do të ishte në nivelin shumë më të lartë dhe kërcënimi për organizimin e protestave dhe demonstratave për rritje rrogash punëtorëve të arsimit pavarësisht të cilësisë së arsimit, do ishte i pa nevojshëm..

Për të konstatuar se a e meriton rrogën që e merr dhe a e meriton ngritjen e rrogës çdo punëtorë i arsimit fillor të mesëm dhe universitar, do të duhej t’i vlerësonte rezultatet e punës së tyre një komision i veçantë ekspertësh i themeluar enkas për këtë qëllim.

Nuk është e drejtë t’i ngritët themi rroga një punëtori të arsimit , nxënësit apo studentët e të cilit mbi 50% kanë sukses negativ.

Përkundrazi kuadrove të tilla duhet t’iu zvogëlohen rrogat dhe në rastin më të mirë duhet të largohen definitivisht nga procesi edukativo arsimor për tu akomoduar në vende tjera të punës.

Për të pasur një arsim cilësor dhe të shëndetshëm në aspektin shkencor dhe profesional në vendin tonë, kërkohet që të seleksionohen kuadrat më të mira në këtë fushë nga e cila varët e ardhmja e një kombi dhe një shteti.

Në vendin tonë para se të kërkohet rritje rrogash punëtorëve të arsimit pa shmangshëm duhet bërë reforma të thella dhe të gjithanshme programore dhe kadrovike në arsim për të pasur një arsim cilësor të nivelit Evropian, të cilin pa dyshim e meriton vendi ynë…

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mariupol: Rusia i bën thirrje ushtrisë ukrainase të dorëzohet

Story i radhës

Selena Gomez zbulon se ka qëndruar larg internetit për katër vite

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë