Koka, gjuha dhe dora e ndërtojnë të mirën, të tria këto e shkaktojnë edhe të keqen!
Në momentin që njeriu e ndërtojë bombën bërthamore ia bëri varrin vetës…
Sot në sekonda llogaritët vdekja e njerëzimit për shkak të rrezikut potencial nga përdorimi i armëve bërthamore për shkak të një lufte të mundshme në mes fuqive të mëdha , e cila asnjëherë tjetër nuk ka qenë më afër për shkak të zgjerimit të sferave të interesit dhe ambiceve për dominim dhe shfrytëzim të pasurive të popujve tjerë!
Aq e madhe është fuqia bërthamore e superfuqive saqë eshtë e pamundur të thuhet se do të jetë aq larg fundi i botës , për shkak të pamundësisë të një marrëveshje në mes fuqive bërthamore për zhdukjen e këtij lloj armatimit të zhdukjës së njerëzimit në masë.
Jo vetëm përdorimin i armatimit bërthamore i jep fund jetës në Planet, por edhe arritja e një marrëveshje multilaterale në mes fuqive bërthamore për të asgjësuar këtë lloj armatimi ,prap e rrezikon njerëzimin , sepse nuk përjshtohet mundësia e ndonjë gabimi aksidental teknik gjatë proceset të zhdukjes së armatimit bërthamor.
Njërëzimit në mënyrë konstante i kanoset zhdukja në masë përderisa ekziston armatimi bërthamor dhe ky armatim mund të përdorët në çdo çast në rast të një lufte botërore!