A e rrezikon Orce Kamçev edhe Hristijan Mickoskin

July 25, 2023
min lexim

AFARISTI I “LISTËS SË ZEZË” KA PAGUAR FATURAT E VMRO-SË, PARTIA NUK I KA PARAQITUR

Kreu i opozitës, Hristijan Mickoski kërkon që sa më shpejt të pastrohet lidhshmëria e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, me kompaninë që është pronare e veturës së djegur para banesës së tij.

“Doli që vetura nuk ka qenë pronë e personit që e përmendet, por ka qenë pronë e një subjekti tjetër juridik e cila në të kaluarën është lidhur me biznese tjera. Unë i bëj thirrje organeve që detajisht ta hetojnë këtë rast. Sigurisht autorët të kapen, por edhe lidhja e personit që e përmendet me kompaninë që është pronare e veturës pres që sa më shpejt të hetohet dhe të pastrohet para opinionit”, tha Hristijan Mickoski.

E i pyetur për lidhshmërinë e tij me Orce Kamçev, personi që u vendos në listën e zezë të SHBA-së, ai nuk
hyri në detaje.

Javën e kaluar temë aktuale ishte edhe tema me Orce Kamçevin. Ai u vendos në listë të zezë. Komenti i juaj, a është ky vendim i drejt dhe a mendoni se edhe ju jeni të rrezikuar sepse dëgjuam me një bisedë se ju ka ndihmuar që ti paguani faturat e partisë sepse e keni marrë në gjendje të rëndë financiare?

“Nuk mendoj që problemi kyç është personi që ju e përmendët e as Kryetar i Strugës. Nëse personi që e përmendët është i kyçur në aktivitete të tilla atëherë pyetja është se kush është i korruptuari?Nuk e mbaj mend që ai ka qenë donator i partisë sepse në raportin e revizionit që është publik, emri i këtij personi nuk gjendet aty”, tha Hristijan Mickoski.

Edhe pse Mickoski e mohon se Kamçev ka qenë donator i partisë, audio përgjimi i publikuar para 3 viteve e dëshmon të kundërtën. Kreu i VMRO DPMNE-së e thotë vet se Kamçev ia ka paguar faturat.

“Unë kur e mora partinë para dy viteve këtu nuk kishte rrymë, televizioni kabllovik i ndalur, nuk kishte as ujë dhe disa si ai ishin të rrallë që më ndihmuan dhe kjo ka vlerë të madhe për mua. Mua më kanë fotografuar se si hy tek ai kur e kanë ndjekur Orcen. Kur ka qenë nën Masa të posaçme të ndjekjes e kanë fotografuar kur ka hyrë tek ne. Sipas përgjigjes së Ministrisë së punëve të jashtme bullgare, Orce Kamçev është shtetas bullgar, e ligji për Financimin e partive politike ia ndalon që të jetë donator tek ne”, tha Hristijan Mickoski.

“Partitë politike nuk mund të financohen nga Qeveri, institucione ndërkombëtare, organe dhe organizata të shteteve të huaja dhe persona tjerë të huaj. Ligji e përcakton saktë edhe shumën se sa mund të donojë një person për partinë politike. Shuma e përgjithshme e donacionit nuk mund të kalojë shumën e 60 pagave mesatare neto nëse donacioni është nga një subjekt juridik dhe 30 paga mesatare neto nëse donacioni vjen nga një person fizik. Kjo shumë nuk mund të akumulohet më shumë se 1 herë në vit. Nëse shuma tejkalohet, partia nuk ka të drejtë ti shfrytëzojë mjetet dhe është e detyruar menjëherë në afat prej 15 ditëve dallimin prej shumës së lejuar ta kthejë tek donatori”, thonë nga ligji për financimin e partive politike.

VMRO DPMNE është parti që mban së paku nga dy konferenca për media çdo ditë, e për rastin me Orce
Kamçev nuk thanë asnjë fjalë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

MPJ: 3 shtetas ndodhen në Rodos, janë në vend të sigurt

Story i radhës

Horoskopi ditor, e martë 25 korrik 2023

Të fundit nga

ShkoLartë