a e dinit se kjo banore e bbvk 5 dikur ishte edhe kengetare 6aec72d415db9

A e dinit se kjo banore e “BBVK 5” dikur ishte edhe këngëtare?

November 5, 2026
1 minut lexim

Anjeza Gubetini, e cila aktualisht është pjesë e “Big Brother VIP Kosova 5”, njihet për angazhimin e saj si gazetare dhe moderatore.

Por, një detaj që ndoshta jo të gjithë e dinë është se ajo dikur kishte provuar veten edhe në muzikë.

Rreth pesë vjet më parë, Anjeza kishte promovuar këngën “Po du”, e cila ka grumbulluar rreth 47 mijë klikime në YouTube.

Megjithatë, pas këtij projekti, ajo nuk vazhdoi të merrej me muzikë, duke iu përkushtuar karrierës në gazetari dhe moderim.

Sot, Anjeza është pjesë e shtëpisë më të famshme në vend, ku po shfaq një anë tjetër të personalitetit të saj.

Ndonëse aventura e saj sapo ka nisur, ajo tashmë është kthyer në një nga protagonistet e këtij edicioni, duke u përfshirë në debate të forta dhe përballje të drejtpërdrejta me banorët.

Me qëndrimet e saj dhe mënyrën se si po i menaxhon debatet, Anjeza po arrin të marrë vëmendje që në ditët e para të spektaklit.

Mbetet të shihet nëse do ta ruajë këtë ritëm edhe në vazhdim dhe deri ku do ta çojë loja e saj në “Big Brother VIP Kosova 5”. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

thaci bashkesia islame te mos imitoje kishen ortodokse 6aec72d0931cd
Lajmi i mëparshëm

Thaçi: Bashkësia Islame të mos imitojë Kishën Ortodokse

Të fundit nga

​A do të zgjasë rënia e çmimeve të naftës?

Rënia e ndjeshme e çmimit të naftës që nga publikimi i rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit tregon se tregjet po llogarisin qartë në rifillimin e negociatave diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit, thotë
ShkoLartë