A duhet t’i gëzohen shqiptarët kërcënimit të Erdoganit dhe Turqisë, kundër Greqisë?

min lexim

Sa është kjo një pyetje delikate, po aq është interesante për t´u zbërthyer. Askush nuk do të duhej t´i gëzohej dhunës apo kërcënimit ndaj kujdo qoftë, po shqiptarët këtu mund të jenë të ndarë për shumë arsye.

Ekzistojnë dëshmi të shumta historike, që shqiptarët e kanë themeluar shtetin grek, i cili pastaj është kthyer kundër tyre.

Plagë e dhimbshme dhe e pashërueshme deri më sot mbetet Çamëria. Nëse ngjarjet e tjera janë më të hershme, kjo është ende një plagë e freskët, sikurse të kishte ndodhur dje. Dëshmitarët dhe dëshmitë janë ende të gjalla.

Popullsia shqiptare në Greqi, me masakra dhe terror është detyruar që t´i lëshoj territoret e vete, duke ikur ngado qoftë për të shpëtuar.

Për të gjitha këto ngjarje shteti grek heshtë, duke u arsyetuar se ata ishin bashkëpunëtor të nazizmit. Absurditet të cilin vetëm shteti grek e beson. Kjo ngjarje mund të krahasohet ngjashëm me terrorin e ndjekjes së shqiptarëve nga qyteti dhe krahina e Nishit, por kësaj radhe nga Serbia. Po ashtu edhe ata e arsyetonin terrorin e tyre, gjoja se po i ndiqnin dhe luftonin turqit.

Greqia për t´i ikur përgjegjësisë dhe fajësisë shtetërore, e ka shpikur ligjin e luftës me Shqipërinë, të cilin ende as sot nuk e anulon.

Mëkati tjetër i fqinjit tonë Greqisë është se nuk pranojnë asgjë, se i kanë dëmtuar shqiptarët, porse shfaqin edhe pretendime territoriale ndaj jugut të Shqipërisë, duke paguar njerëz që të deklarohen si grekë.

Grekët duke e mohuar prejardhjen e vërtetë të tyre, na e kanë grabitur Aleksandrin e Madh, e sot po ashtu për absurditet me dokument zyrtar edhe Gjergj Kastriotin e shpallën si grek, kurse shteti shqiptar hesht.

Mëkati shumë më i thellë është se ata pretendojnë të jenë pasardhës të grekëve të vjetër, që në realitet ata ishin pellazgët dhe ilirët, paraardhësit e shqiptarëve. Sipas fakteve të tilla historike, ne dy popujt e sotëm grekët dhe shqiptarët jemi kushërinj, që do të duhej ta përkrahnim, ta duam dhe ta çmonim njëri tjetrin, e jo të jemi rival që e luftojmë njëri tjetrin.

 Këto janë disa nga arsyet, pse ne nuk do të duhej t´i gëzoheshim kërcënimit të Erdoganit dhe Turqisë ndaj Greqisë, po kur shqiptarët e vërejnë se grekët nuk e pranojnë realitetin historik, dhe pozicionohen kundër shqiptarëve, atëherë has në dilemë, si ta përkrahësh dike, kur s´të do. Arsye e fuqishme e ftohjes së shqiptarëve ndaj tyre është edhe mos njohja e Kosovës edhe pas 20 vitesh, duke u përcaktuar në anën e Serbisë.

Por po ashtu do të ishte gabim i shqiptarëve, po të pozicionoheshin përkrah  Erdoganit dhe Turqisë, kundër Greqisë.

Turqia për 500 vjet ka qenë pushtuese e territoreve shqiptare. Njësoj atë që e kemi përjetuar nga Serbia e Greqia, e kemi përjetuar edhe nga Turqia.

Mjafton vetëm të analizohen marrëveshjet e Turqisë me ish Jugosllavinë, Serbinë për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova e Maqedonia për në Turqi.

Mjafton vetëm ky rast, pa hyrë në detale, ç´kemi përjetuar prej tyre atëherë, e çfarë synimesh kanë edhe sot, që të jemi nën ndikimin e tyre. Themelet e para që të na kenë nën ndikim i kanë hedhur edhe me ndihmën e shteteve arabe dhe Serbisë, në mbushjen e Kosovës me xhami.

Sot shqiptarët do të duhej të fuqizoheshin dhe vetë të jenë në gjendje ta mbrojnë interesin kombëtar, pa u bazuar apo pa u radhitur herë në anën e Greqisë, e herë në anën e Turqisë.  

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Droni i prodhuar në Turqi, lansoi ​​raketën e parë supersonike tokë-ajër

Story i radhës

Messi apo Ronaldo?

Të fundit nga