A duhet të rikthehet Arben Vitia në Ministrinë e Shëndetësisë?

Ka disa ditë që Kosova po vazhdon të ketë shifra të lartA të të infektuarve me Covid 19, varianti Omicron. Pavarësisht kësaj, qeveria s’ka ndërmarr ndonjë vendim “të fortë” për të parandalaur përhapjen, përveç orës policore.

Në anën tjetër shkollat janë të hapura, pavarësisht se shumica e të të infektuarve janë fëmijë, po ashtu edhe kontrollet e policisë për maska dhe zbatim të rekomandimeve të ISHPK janë pothujse fare të papërfillshme.

Natyrisht se kërkohet një emër, një person tek kush duhet vë gisht, kush tjetër pos ministrit të shëndetësisë. Ministri i ri i Shëndetësisë, një njeri i përgaditur shumë mirë në profesionin e tij, gjë që u lavdërua edhe nga opozita kur kryeministri Kurti e përzgjodhi, s’po arrin të shfaq dorën e hekurt në vendime të cilat do të ndikonin fortë në uljen e rasteve me covid.

Kujtojmë se në fillim të pandemisë, ish minsitri Vitia ishte ai që mori vendime të forta, të cilat ndikuan që vendi mos të kishte numër të lartë të të infektimeve, po flasim për ministrin Vitia në qeverinë Kurti 1. Derisa në qeverinë Kurti 2 duket se ishte i shpërqëndruar në garën për Prishtinën, të cilët nuk e fitoi dot. Me ministër Vitia, Kosova ishte lavdëruar edhe në botë për menaxhim të mirë të pandemisë, në këtë kuptim shtrohet pyetja hipotetike: po sikur të kthehet Vita përsëri në krye të ministrisë së shëndetësisë, a do frenohet virusi si më parë.

Duke parë që minsitri aktual s’po arrin të jetë “i fortë” në vendimmarrje të forta, do të ishte mirë që kryemisntri Kurti të shqyrtojë seriozisht mundësinë që ish minsitri Vitia të kthehet në krye të shëndetësisë, me forcën dhe profesionalizim që kishte shfaqur në qeverinë Kurti 1. Një menaxhim i tillë i duhet vendit, për të parandaluar shifrat të cilat po rritën çdo ditë e me shumë.

Gjendja në arsim është kaoitke, derisa ato vazhdojnë të jenë të hapura ka shumë mësimdhënës që janë më covid, klasët mbetën pa mësimdhënës, shkollat nuk mbyllen, pa paqartësi Brenda Task forcave etj. Me pak fjalë, qeveria, konkretisht ministria e shëndetësisë s’po arrin të vendos rregulla të forta, të rekomandojë urgjentisht mbylljen e shkollave, vendi për 2 javë të mbyllet toalisht, pastaj pas dy jave të fillojë hapja e kontrolluar.

Të shtohet numri i inspektorëve, të shohen kontrollet për maska, me pak fjalë masat të jenë më të forta, por edhe zbatimi i tyre të mbikqyret. Aktualisht, zbatimin e masave (edhe pse masat janë shumë të buta) s’po e bëjnë si duhet personat përgjegjës. Kështu që, në mjedisin që jemi virusi ka gjetur terrenin e përshtatshëm për të hedhur valle.

Albin, ktheje Arben Vitinë, Benin e dikurshëm, ky ministri i ri, profesionist i zoti, por nuk duket se është i duhur për momentin që jemi aktualisht.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

5 shtëpi të djegura dhe një person në spital është bilanci i zjarrit në Tetovë

Story i radhës

Pentagoni: Rusia ka tashmë aftësinë ushtarake për të vepruar kundër Ukrainës

Të fundit nga

Drita i shkon Malishevës

Në fundjavë rikthehet Superliga, vëmendja në Malishevë Këtë fundjavë do të rikthehet Superliga e Kosovës në