Shumë për këto vite janë përmendur më të drejtë fjalët krim i organizuar dhe korrupsion. Ku është lufta kundër korrupsionit? Sigurisht se ka filluar, por nuk mund të jemi shumë të kënaqur. Nuk mund të quhet luftë kundër krimit dhe korrupsionit vetëm ndrrimi i pushtetit. Nuk them që pushteti i ri nuk e ka filluar luftën ndaj dukurive negative në shoqëri, por shtrohet pyetja se a po luftohen mjaftueshëm ato?
Na duhen ndryshime në brendi, ndryshime revolucionare, për t’i larguar të këqijat në të cilat jemi katandisur nga ish pushtetet. Korrupsioni na ka sjellë në gjendje të vështirë, na është bërë gjendje normaliteti. Më duket mua se janë të nevojshme ndryshimet kadrovike në shumë sisteme edhe në kabinetin aktual qeveritar.
Nuk na nevojitet logjika e riciklimeve. Ministrat dhe ministritë janë për të bërë punë të mira dhe të mëdha, pas gjithë asaj sallamadie dhe hajnie shumë vjeçare në Kosovë. Kjo qeveri e re nuk guxon t’i ngjajë atyre të vjetrave! Prandaj edhe deklarimi i kryemnistrit Albin Kurti për mundësi ndryshimesh në kabinetin qeveritarë është diçka shumë e logjikshme. Dihet se për dy vite nuk ka mundësi të vidhet, nese dikush ka tentuar apo edhe ka vjedhë, sa është vjedhur për 20 vite. Por a është e mirë një logjikë e tillë? Sigurisht që jo se Kosovën, kjo logjikë, e ka sjellë buzë greminës ekonomike-sociale, më varfëri ekstreme, me largime masive nga vendi, me izolim nga bota demokratike…
Nuk duhet lejuar që lufta kundër korrupsionit të ndalet, si nuk duhet të legalizohet korrupsion i ri, apo të lejohet një normalitet i tij i ri. Është shumë i dëmshëm sllogani politik se “korrupsion është kur vjedhin të vjetrit”, kurse “luftë kundër korrupsionit është kur vjedhin të rinjt”! Me këto logjika politike nuk luftohet korrupsioni, nëse dikush ka menduar. Rrugët demokratike për të krijuar një shtet ligjor, dhe funksional janë shumë më ndryshe, jo siç është vepruar deri më tash. Pushteti i ri duhet t’i ngjeshë radhët që seriozisht të luftohen dukurit negative …