a duhet shqiptaret e maqedonise te marrin edhe nenshtetesine e shqiperise selmani une kam vetem nenshtetesine e maqedonise 6b0b3fa1a398f

“A duhet shqiptarët e Maqedonisë të marrin edhe nënshtetësinë e Shqipërisë” – Selmani: Unë kam vetëm nënshtetësinë e Maqedonisë

November 28, 2026
1 minut lexim

Konsulli i nderit i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Imer Selmani, në një deklaratë për TV21, ka folur për procedurat e marrjes së nënshtetësisë shqiptare, duke theksuar se ato tashmë janë më të ndërlikuara krahasuar me vitet e ’90-ta.

Selmani ka shpjeguar se ndryshimet ligjore kanë sjellë disa filtra dhe procedura për dhënien e nënshtetësisë, ndërsa ka përmendur edhe detyrimet që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, vendet që synojnë anëtarësimin në BE duhet të zbatojnë normat dhe standardet evropiane edhe sa i përket procedurave për dhënien e nënshtetësisë.

Megjithatë, Selmani ka theksuar se kjo çështje duhet të diskutohet edhe nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duke ngritur pyetjen se sa prej tyre duhet të marrin nënshtetësinë shqiptare apo të vazhdojnë të mbajnë vetëm nënshtetësinë e vendit ku jetojnë.

Ai ka treguar se personalisht nuk posedon nënshtetësi shqiptare, por vetëm atë të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar lidhjen e tij familjare dhe historike me këtë vend.

“Unë për vete nuk kam nënshtetësi të Republikës së Shqipërisë, kam nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtu jam lindur, shtatë gjeneratat paraprake para meje janë lindur këtu”, është shprehur Selmani për TV21.

Ai ka shtuar se Maqedoninë e Veriut e konsideron shtetin ku duhet të vazhdojnë të jetojnë edhe gjeneratat e ardhshme të familjes së tij.

Selmani ka vlerësuar se çështja e nënshtetësisë shqiptare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut meriton një debat të hapur dhe konstruktiv.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

katy perry mahnit me fustanin festiv kengetarja shkelqen me nje paraqitje magjepsese 6b0b35cf1c7c6
Lajmi i mëparshëm

Katy Perry mahnit me fustanin festiv, këngëtarja shkëlqen me një paraqitje magjepsëse

policia ne shkup ndalon qytetaret shqiptare me flamurin kombetar dhe u kontrollon dokumentet gjate festimeve te 28 nentorit foto 6b0b3fe2b41bb
Lajmi i radhës

Policia në Shkup ndalon qytetarët shqiptarë me flamurin kombëtar dhe u kontrollon dokumentet gjatë festimeve të 28 Nëntorit (FOTO)

Të fundit nga

ShkoLartë