Në ditën e Veteranëve të Betejës së Koshares, që shënon përvjetorin e rënies në Altarin e pavdekësisë të Dëshmorit të lirisë, Sali Çeku – Hero i Kosovës dhe i Kombit, e kujtojmë me fjalët e tij Amanet, në ditët kur po lindte Liria/UÇK,
“A duhet që shqiptaret ti bashkojnë vetëm tragjeditë edhe rreziqet e mëdha”?
“Fatkeqësisht, kjo shpesh na ka ndodhur deri me sot. Nesër, as nuk guxon e as nuk duhet të ndodhë. Të jemi bashkë një e unik, para e pas rrezikut. Të gjithë në përkrahje, e të vendosur për pavarësinë e Kosovës”.
Vizionari politik e strategu ushtarak, Sali Çeku, me besa-besë, e filloi rrugëtimin për lirinë e Kosovës, duke implementua Kushtetutën e Kaçanikut, qoftë si Koordinator i krijimit të UK/UÇK, qoftë me hartimin e Statutit të Komunës së Deçanit, në frymën e asaj Kushtetute.
Me besa-besë, u bashkua me idealet e Jusuf Gërvallës në Shqipëri e mërgatë, Ibrahim Rugovës në Kosovë e diplomaci, Adem Jasharit në Drenicë, Sadri Zenelit në Jablanicë, e me Agim Ramadanin në Koshare dhe pushkët e lirisë kudo që luftohej.
Me besa besë, e bëri dhe sakrificën sublime për liri, në frontin e Koshares.
Lavdi emrit dhe veprës së Sali Çekut!
Lavdi të gjithë Dëshmorëve të lirisë!
Nderim përherë Veteranëve të Betejës së Koshares dhe të të gjithë veteranëve luftetar e invalif të UÇK!
ZOTI PARA NE MBRAPA, FITORJA ËSHTË JONA – 327