Fillimisht në vitin 2010, e pastaj me Udhëzimin Administrativ 06/2014 që është aprovuar me 28 janar 2014, i cili ka hyrë në fuqi nga ministri i asaj kohe, ndalohej bartja e uniformave fetare në shkollat publike për ciklin e shkollës së mesme të ulët.
Së fundi është aktualizuar kjo çështje, me “ushtrinë e shamisë” , që bën thirrje publike që të shfuqizohet ky nen duke lejuar vajzat të mbartin shaminë. Palët janë të ndarë në arsyetimin e tyre, nga ministria pohojnë se “shkolla jonë është sekulare”. Krahas shtetit sekular, e drejta për shkollim nuk mund t’i mohohet askujt, nga askush”, derisa për studiuesit e religjioneve vlerësohet se ( bartja e shamive), nuk mund të rregullohet as me udhëzim administrativ për heqje të mbulesës e as me udhëzime apo përkufizime se duhet të bartet.
Sipas tyre, kjo është çështje personale e secilit njëri. Për mendimin tim vajzat nën moshën 18 vjeç dhe nuk e kanë moshën e pjekurisë për ta ditur se a dëshirojnë të mbajnë shaminë. Ata mund të ndikohen prej shoqërisë, familjes apo rrethit për bartjen e mbulesës. Nuk mund të jetë çështje personale e secilit, aq më tepër për moshën e brishtë të fëmijëve nën 18 vjeç. Nëse nisemi prej parimit secili të bëjë çfarë dëshiron, shkollat shndërrohen në vatra të ndasive, anarkisë dhe kundër asaj për të cilën ka edhe rolin e saj: socializmin e fëmijëve me divergjencat që kanë.
Askush nuk ia ndalon kujto, pas shkollës të bart shaminë apo kryqin, por jo në shkolla, ku nxënësit duhet të vishen me uniformë, të trajtohen të barabartë, kështu edhe rritet hapësira dhe mundësia për socializim mes tyre; për më tepër kjo edhe është në harmoni me Kushtetutën tonë dhe përcaktimin- shtet laik.
Tendencat e disa personave të ndikuar nga ndjesia e fortë ndaj besimit islam pa arritur të besojnë tek argumenteve kundër në këtë rast, dhe të disa grupe të financuar nga shërbimet të ndryshme, nuk i bëjnë mirë arsimit, frymës sociale mes nxënësve dhe mbi të gjitha abuzojnë me të drejtën e ndikojnë tek vet fëmijët e tyre. Duke pasur parasysh këto që u thanë në vija të trasha dhe shumë aspekteve tjera, qeveria s’duhet të bie pre e propagandës, t’i përmbahet Kushtetutës dhe të gjitha vendimeve që dalin prej saj, çdo gjë tjetër bie ndesh me kushtetutën, të drejtat e njeriut dhe frymës sociale mes nxënësve, çka do të ndikonte negativisht në procesin edukativo arsimor.