a duhet flamuri dardan i rugoves te jete flamur shteteror i kosoves 625462dd21eef

A duhet flamuri dardan i Rugovës të jetë flamur shtetëror i Kosovës?!

April 11, 2022
min lexim

Në një bashkëbisedim me qytetarët, presidentja Vjosa Osmani mori shumë pyetje, njëra ndër to kishte të bënte me mundësinë e ndryshimit të flamurit. Natyrisht se zonja Osmani u përgjigj me diplomaci duke u thirr në Kushtetutën e vendit. Kur jemi tek flamuri, ky i sotëm është shtetëror dhe duhet respektuar, megjithatë mungon ana shpirtërore, emocionale tek ky flamur.

Më me dëshirë do e mbanim flamurin kombëtar kuq e zi më të cilin identifikohen të gjithë shqiptarët, të cilin e mban Shqipëria edhe si flamur shtetëror. Në këtë kuptim, shqiptarët e Kosovës e ndjejnë vetën më të lidhur me Flamurin dardan të propozuar nga Dr.Rugova. Ky flamur i propozuar nga Ibrahim Rugova pas lufte ngërthen brenda vetës të gjitha elementet shqiptare, stemën e Dardanisë, përkrenaren, me pak fjalë identifikon lashtësinë, autoktoninë e Kosovës së sotme.

Disa që thirrën në vlerat e luftës, e që në fakt nuk kishin të bënë asgjë me to, pas propozimit e dogjën këtë flamur për ta pranuar një tjetër që nuk ka të bëjë asgjë më lashtësinë e vendit tonë. Të tillët, nëse vërtete do të ishin patriotë dhe parimorë në ndjesinë e tyre për mos të pranuar asnjë tjetër pos atij kuq e zi, nuk e kundërshtuan flamurin e sotëm, i bie mos të kenë pasur diçka me flamurin por me propozuesin e tij.

Rugova, si vizionar që ishte, e dinte se një ditë Kosova do të bëhej shtet dhe duhet të ketë simbolet e saj shtetërore, për këtë arsye zgjodhi alternativën më të mirë të mundshëm, të cilën edhe sot me mall dhe nostalgji e kërkojnë të gjithë. Pavarësisht dëshirës së madhe që e ka zonja Osmani dhe jo vetëm, është e vështirë që për momentin të ndodh ndryshimi i flamurit.

Gjithsesi kjo gjë nuk duhet të jetë pengesë që të synojmë që një gjë të tillë ta bëjmë në të ardhmen, duke u kthyer në vlerat dhe simbolet që na karakterizojnë si popull dhe si gjeografi. Mendojë se në të ardhmen, jo edhe shumë të largët, të bëhet referendum për të pyetur qytetarët se për cilat simbole dëshirojnë që t’i identifikojnë ata, e them me bindje se Flamuri Dardan i propozuar nga z. Rugova do të jetë më i preferuari i qytetarëve. Edhe, Kosova si emërtim ka të drejtën e saj për të ndryshuar emrin e saj, për tu kthyer në gjenezën e saj, Dardani.

Prandaj për disa gjëra esenciale, kruciale për shtetin dhe të ardhmen e saj duhet të ekzistojë konsensusi i përgjithshëm shoqëror dhe politikë, ka shumë gjëra që na ndajnë dhe është normale, kur bëhet fjalë për Kosovën dhe të ardhmen e saj gjërat që na bashkojnë janë më të shumta. Kështu që, vetëm duke qenë të bashkuar dhe unik mund të arrijmë gjëra të mëdha dhe të rëndësishme për vendin. Ndryshimi i flamurit nuk është vetëm ëndërr, diçka për të cilën ia vlen edhe të ëndërrojmë më mundësinë që në të ardhmen edhe të bëhet realitet. Vetëm të imagjinojmë sa bukur do të ishte flamuri dardan duke u valëvitur…!!!

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

epic pergatit 2 miliarde dollare per financimin e metaverse 625462d9358a1
Story i mëparshëm

Epic përgatit 2 miliardë dollarë për financimin e metaverse

a po i mbarojne municionet ukraines 625462e1b1f94
Story i radhës

A po i mbarojnë municionet Ukrainës?

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë