A do t´u kthehet lufta Rusisë e Serbisë, si një bumerang?

min lexim

Krimeja pas pushtimit nga Rusia më 2014, filloi sot të dridhej nga ekplodimet. Putini këtë nuk e kishte pritur. Ai e mësyu ta pushtonte të tërë Ukrainën, kurse Krimeja po tronditet nga eksplozionet e njëpasnjëshme. Turistët rus me makina në kolona të gjata, shiheshin duke ikur që ta shpëtonin kokën.

Rusia e demantoi, sepse nuk i përgjigjet fare, që Ukraina kishte gisht në këto eksplodime. U tha sipërfaqësisht, se depot e municionit kishin eksploduar. Si duket vetvetiu. Po të pranohej e vërteta, do shihej se lufta po merr dimensione të reja. Presidenti ukrainas Zelensky tha se, Rusia e kishte filluar me  pushtimin e Krimesë dhe në Krime do të përfundoi çdo gjë. Si duket e kishte fjalën për aventurën ruse.

Pyetja interesante do të ishte: Serbia si një satelit i Rusisë dhe Vuçiq si një dorë e zgjatur e Putinit, a thua si do të përfundojnë edhe këta?

Provokimi më i ri i Serbisë ishte para pak ditësh në Veriun e Kosovës, me rastin e fillimit të reciprocitetit për tabelat e automjeteve.

Vuçiq i cili njihet për vënje të zjarrit, i ndezi serbët e Kosovës të ngriteshin në barrikada, kurse me propagandën e tij Goebbels – jane ( së cilës i takon ) i akuzonte  shqiptarët se po përgatiten, ta zbrazin Veriun e Kosovës nga serbët.

Nuk munguan edhe paraqitjet fashiste të politikanëve serb në thirrje për de -nazifikimin e Ballkanit, ngjashëm me teoritë fashiste ruse ndaj Ukrainës.

Vërtet nëse fillohet me de – nazifikim, arsyen më të madhe e kanë shqiptarët që ta fillojnë këtë proces ndaj fqiut verior të tyre, të cilët me shekuj kanë kryer gjenocid ndaj popullit tonë.

Duhet të shpresohet se sikurse ligjet e fizikës, të cilat janë të sakta, po ashtu  edhe ato natyrore dhe shoqërore, kthehen në të njëjtën mënyrë sipas meritës.

Kosova me shekuj kishte vuajtur nën terrorin serb, por erdhi dita që u çliruam dhe pavarësuam. Sot Serbia po ashtu në vend se të ballafaqohet me të kaluarën e saj, ajo ka filluar që sërish të mbjell furtunë. Si duket po vjen dita, që prapë t´i marrim territoret tona deri në Nish, si dhe t´i kthejmë manastiret që ishin trashëgimi, jo shumë e largët dardane.

Ukraina po lufton me zemër luani, për të mbijetuar si popull në atdheun e tyre dhe kur dukej pothuaj e pamundur që ta kthenin Krimenë, sepse pushtuesit e pangopur e kërkonin të tërë vendin e tyre, po ndodh fenomeni i bumerangut. Lufta po merr dimension të ri dhe Ukraina po e kërkon edhe kthimin e Krimesë, si territor legjitim të vetin.

Po ashtu Serbia nuk po pajtohet me pavarësinë e Kosovës dhe me decenie po bënë shantazh në bisedime, duke ëndërruar që ushtarakisht ta pushtoi sërish Kosovën. Atëherë çfarë u mbetet shqiptarëve tjetër? Duhet të përgatiten për aktin final, kthimin e territoreve legjitime të tyre. Ndoshta edhe për ne fenomeni i bumerangut do të jetësohet, sepse tmerret që kanë bërë me shekuj ndaj nesh, janë të pa përshkruara. Drejtësia vonon, por fiton. Fjalë e bukur e popullit, nëse do të shoqërohej me bumerang.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Me smartfonin e ri Galaxy Z Flip 4 mund të bëni më shumë kur është i mbyllur

Story i radhës

Tani vdesin më shumë! Lindjet bien me gati 5 për qind, më shumë ikin në “botën tjetër”

Të fundit nga