Rënia e ndjeshme e çmimit të naftës që nga publikimi i rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit tregon se tregjet po llogarisin qartë në rifillimin e negociatave diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit, thotë Bill Farren-Price, studiues i lartë në Institutin e Oksfordit për Studimet e Energjisë.
Megjithatë, sipas BBC, ai shton se mund të jetë ende herët për një përfundim të tillë.
“Gjatë muajve të fundit kemi kaluar shumë herë nëpër këtë situatë dhe negociatat mes SHBA-së dhe Iranit janë shumë të ndërlikuara”, tha Farren-Price për programin “Today”.
Ai shton se Irani do të kërkojë “përfitimin maksimal në këmbim të rihapjes së plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe lejimit të qarkullimit të lirë të anijeve tregtare”.
Kujtojmë se shpërthimi i luftës në Iran çoi në mbylljen de facto të Ngushticës së Hormuzit, një korridor kyç detar përmes të cilit zakonisht kalon rreth 20 për qind e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë. Kjo shkaktoi rritje të ndjeshme të çmimeve globale të energjisë.
Burimi: botasot.info


