a do te vazhdoje erdogan ta drejtoje turqine edhe pas vitit 2028 6b093b38f1608

A do të vazhdojë Erdogan ta drejtojë Turqinë edhe pas vitit 2028?

November 27, 2026
1 minut lexim

Aleanca qeverisëse në Turqi ka arritur konsensus për rikandidimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet e vitit 2028.

Zëvendëspresidenti turk, Cevdet Yilmaz, gjatë një konference për media në Ankara, ka deklaruar se zgjedhjet mund të organizohen 1 ose 2 muaj përpara afatit të rregullt, të paraparë për në maj të vitit 2028, raporton Daily Sabah.

Yilmaz ka konfirmuar se partnerët e koalicionit qeverisës pajtohen për një kandidaturë tjetër të Erdoganit, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të mos u besojnë spekulimeve rreth kalendarit zgjedhor.

Sipas Kushtetutës së Turqisë, organizimi i zgjedhjeve të parakohshme me vendim të Parlamentit do t’i mundësonte Erdoganit të kandidonte për një mandat tjetër presidencial.

Për miratimin e këtij vendimi nevojiten të paktën 360 vota nga 600 deputetët e Parlamentit turk.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Erdoganit dhe aleatja e saj, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), kanë së bashku 326 deputetë.

Ndërkohë, ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Simsek, ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve para vitit 2028, duke theksuar se edhe buxheti është planifikuar mbi këtë bazë.

Erdogan drejton Turqinë që nga viti 2003, fillimisht si kryeministër dhe nga viti 2014 si president. Ai u rizgjodh në vitet 2018 dhe 2023, pas kalimit të vendit në sistemin presidencial.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama per faz moska dhe teherani i ushqyen protestat me genjeshtra e teori konspirative 6b093afc772b0
Lajmi i mëparshëm

Rama për FAZ: Moska dhe Teherani i ushqyen protestat me gënjeshtra e teori konspirative

sarah michelle gellar magjepson ndjekesit me fustan te kuq me sekuina ne nju jork 6b093b8d9d3f5
Lajmi i radhës

Sarah Michelle Gellar magjepson ndjekësit me fustan të kuq me sekuina në Nju Jork

Të fundit nga

ShkoLartë