A do të ndodh liberalizimi i vizave me Albin Kurtin?

min lexim

Që në vitin 2010 është premtuar për liberalizim të vizave, ndonëse një gjë e tillë ende s`ka ndodhur.

Së fundi flitet se një gjë e tillë mund të ndodh brenda këtij muaji, ndonëse ka ende skepticizëm të disave vendeve, sidomos Franca dhe Holanda. Fakti që s`ka ndodhur ende ka të bëjë me mungesën e luftimit të korrupsionit. Korrupsioni ka qenë në shifra alarmante në Kosovë dhe kjo sigurisht se e ka vështirësuar shumë rrugën e Kosovës në integrimet euro atlantike. Për më tepër kjo e ngadalësoi procesin e liberalizimit te vizave, edhe pas kalimit të demarkacionit. Për këtë çështje kohë më parë presidenti francez Emmanuel Macron e kishte pritur në një takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin me ketë të fundi që kishte deklaruar se “Sigurisht që qytetarët e Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave, është e padrejtë që Kosova pas plotësimit të kritereve ende nuk e ka të hequr liberalizimin e vizave. Kjo çështje është trajtuar, unë jam i bindur që ata e kanë marrë mesazhin tonë, por nuk ka zotim për heqje të vizave”, duke shprehur hapur hezitimin e Francës pikërisht për shkak të mungesës në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Pra ishin të qarta arsyet se pse Franca është kundër liberalizimit, korrupsioni dhe drejtësia.

Kryeministri kishte shprehur zotimin për luftë ndaj këtyre dukurive, e që në fakt edhe ka ndodhur arrestime të disa zyrtarëve të lartë për afera të ndryshme. Kjo sigurisht ka dhënë efektin e saj, megjithëse akoma s`mund tē flitet se janë në ato përmase që kërkohej më herët. Gjithsesi disa burime diplomatike të Bashkimit Evropian thonë se “Franca ka dhënë sinjale”, se pas zgjedhjeve parlamentare në këtë vend, që do të mbahen më 19 qershor, “mund të mos e kundërshtojë më vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën”.

Duke marrë parasysh se ky vend ka qenë kundërshtari më i madh në BE i liberalizimit të vizave për Kosovën, sinjalet prej tij shihen si shenja optimiste se heqja e vizave për kosovarët do të ndodhë “shpejt”. Edhe qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter nga gjithsejtë 95 sa i ka vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim. Franca, thuhet se ka lëshuar pe por thuhet se ka kërkuar më shumë garanci se, në rast të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, nuk do të ketë keqpërdorime dhe nuk do të ketë ardhje të azilkërkuesve të rrejshëm në vendet e BE-së – siç ka ndodhur me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë. Gjasat u shtuan pas mbështetjes publike që liberalizimit të vizave për Kosovën i ka dhënë kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë, javën e kaluar. Samiti i BE-së, që zhvillon punimet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, edhe pse vendimi nuk merret në këtë nivel të lartë, por nga Këshilli i BE-së, pra mund të ketë diçka pozitive.. Liberalizimi do të ndodh një ditë, Kosova do të zbrazët edhe pse nuk nënkupton viza puna por turistike, gjithsesi gjetja e mënyrave për të gjetur punë për shqiptarët e Kosovës s`do të jetë problem. Largimi i të rinjve do e dëmtojë Kosovën edhe më shumë.

 

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si ta gjesh veten pas një lidhjeje të gjatë, këshilla për t’ia nisur nga e para

Story i radhës

Amber Heard iu referohet grekëve gjatë një interviste për të nxitur një breshëri të re kritikash dhe talljesh në rrjetet sociale

Të fundit nga