A do të mbahet spektakli i “Big Brother VIP” të martën?

Reality-show – “Big Brother VIP” që ka nisur nga data 5 tetor e vitit të kaluar, tashmë është në ditët e fundit ku edhe do të mësojmë emrin e fituesit të këtij formati.

Që nga fillimi e deri më tani netët e spektaklit janë mbajtur dy herë në javë, të martave mbrëma dhe të premteve mbrëma, por që këtë javë do të ketë disa ndryshime.

Produksioni me autorët e këtij formati po kujdesen për finalen e madhe që do të jetë të premten më 18 shkurt, kështu që kanë vendosur që “Big Brother VIP” të mos transmetohet këtë të martë, pasi duhet kohë për t’u përgatitur.

Në vend të natës së spektaklit do të zhvillohet emisioni “Fan Club”, emision i cili është dedikim i këtij reality-show dhe është transmetuar të dielave deri tani.

Emisioni i “FanClub” pritet të xhirohet ditën e sotme, pra nuk do të jetë drejtpërdrejtë nesër mbrëma.

Tashmë zyrtarisht finalistë janë aktori, Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani të cilët ishin që nga dita e parë dhe moderatorja Einxhel Shkira, e cila hyri pak javë më vonë.

Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fitues do të shpallet në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt.

Kujtojmë që formati i “Big Brother VIP” u rikthye pas katër vitesh dhe për herë të parë pjesë e tij u bën personazhe të njohura dhe se çmimi kryesor është 115 mijë euro, por që banorët kanë marr dhurata me vlerë nga produksioni në vazhdimësi dhe secili finalist ka përfituar 10 mijë euro shtesë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Benitez parashikon fituesin e ndeshjes Inter-Liverpool

Story i radhës

Ukrainë dhe Rusi: Olaf Scholz në një mision delikat

Të fundit nga