A do të ketë zgjedhje të parakohshme? Përgjigjet Kovaçevski

1 minut lexim

Anketa e IRI-it nxjerr në pah edhe refuzimin e 56% të qytetarëve për të përfshirë bullgarët në kushtetutë. Kryeministri nuk thotë se a do të ketë zgjerim të qeverisë për të siguruar shumicën e nevojshme për ndryshimet kushtetuese. Edhe përkundër intensifikimit të takimeve me qytetarët gjithsej në 79 tribuna të mbajtura, ai mohon se po mendon për zgjedhje të parakohshme.

“Unë nuk i ndryshoj qëndrimet çdo ditë, sikurse bëjnë politikanë të tjerë. Zgjedhje do të ketë në vitin 2024, fillimisht do të mbahen presidencialet dhe pastaj parlamentaret. Në vitin 2024 do të kemi qeveri e cila sërish do të drejtohet nga social-demokratët dhe partnerët e koalicionit, të cilët janë për vazhdimin e rrugëtimit evropian të vendit.”, – u shpreh kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Story i mëparshëm

Ilir Ikonomi, fitues i çmimit “Mendjeartët 2022” për gazetari

Story i radhës

KFOR, EULEX, faleminderit për mirëmbajtjen e barrikadave

Të fundit nga