A do të kandidojë për deputete? Ja si përgjigjet Argita Malltezi

1 minut lexim

Për  një emision televiziv , Argita Malltezi Berisha tha se njeriu duhet ta provojë vetën në raport me votuesit kur u pyet nëse do të kandidojë për deputet.

Ajo shtoi se momentalisht nuk kam asnjë ambicie për tu futur në politikë dhe se sigurisht që politika ka qenë pjesë e saj gjithmonë.

Malltezi: Kam thënë një gjë, që nuk kam në plan të garoj vetëm nëse do ta bëj këtë si një reagim. Pastaj unë jam dhe mendoj se njeriu duhet ta provojë vetën në raport me votuesit. Nuk e di se si funksionin me detaje dhe nuk kam asnjëlloj kompleksi në këtë aspekti.

Më nderon kjo luftë dhe ambicia që mund të  marr. Momentalisht nuk kam asnjë ambicie për tu futur në politikë. Sigurisht që politika ka qenë pjesë e imja gjithmonë. Unë mbetem aktiviste e PD-së. Çështja e angazhimit në politikë do ta marrë kur me qetësi të plotë.

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e martë 24 shtator 2024

Story i radhës

Pentagoni dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme mes rritjes së frikës së zgjerimit të luftës

Të fundit nga