A do të kalojë Ligji për branitellat?

March 13, 2025
min lexim

Shkup, 13 mars – E kanë thënë edhe vetë pjesëmarrësit në “branitella” që ligji i propozuar nga LSDM është vetëm një mashtrim politik sa për konsum ditor dhe asgjë më tepër. Stoajnçe Angellov, vlerësoi se projektligji për “branitellave”, i paraqitur nga deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska, është i pazbatueshëm dhe paraqet “manovër politike për qëllime politike ditore”. Prandaj, faktori politik shqiptarë duhet të jenë vigjilent dhe sy hapur që të mos bien pre e këtij provokimi të ulët që rrezikon tensionimin e situatës ndëretnike në vend. Dje, në Kuvend u tentua sërish që ky propozim Ligj të futet në rend dite, por sërish dështuan. Kjo është shenjë që tregon që sado herë që tentohet të futet ky Ligj pa përfshirjen e UÇK-së do të dështojë dhe nuk do të kalojë, shkruan Zhurnal.

Ligji për “branitellat” manovër politike –

Kryetari i Dostoinstvo-s, Stojançe Angellov, pati vlerësuar se projektligji për “branitellave”, i paraqitur nga deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska, është i pazbatueshëm dhe paraqet “manovër politike për qëllime politike ditore”.

“Është keqpërdorur ligji, është futur në politikën ditore gjendja e familjeve të mbrojtësve të rënë, të cilët deri më sot nuk janë dëmshpërblyer, gjendja e invalidëve ushtarakë që nuk janë dëmshpërblyer edhe sot e kësaj dite të evituara nga opozita e mëparshme dhe qeveria aktuale – OBRM-PDUKM, sepse kur kjo iniciativë hyri në procedurë parlamentare vitin e kaluar, OBRM-PDUKM nuk e shfrytëzoi atë si temë ditore”, pati thënë Angellov për “Sitel”.

Çfarë ndodhi dje në Kuvend?

Kreu i Kuvendit Afrim Gashi caktoi deputeten Imërlije Saliu që të udhëheqë me komisionin për politikë sociale, demografi dhe të rinj. Ky vendim erdhi pasi Fronti Evropian nuk e ka ndërmend të propozojë kryetar të ri të komisionit ndërsa para pak ditësh deputeti Bejxhan Iljas refuzoi të udhëheqë komisionin. Në rend dite ishte vetëm një pikë, propozim ligj për sigurim pensional dhe invalidor. Duke tentuar të vendosë në votim rendin e ditës, ndërhyri deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska.

“Para konstatimit të rendit të ditës kam propozim për të shtuar pikë tjetër të rendit të ditës, e ajo është si pikë e parë e rendit të ditës të shtohet propozim ndryshimi i ligjit për të drejtat e posaçme të forcave të mëparshme të sigurisë të Maqedonisë së Veriut dhe familjeve të tyre me procedurë të shkurtuar”, tha Jovanka Trençevska – LSDM.

Kjo kërkesë ishte e papranueshme për udhëheqësen e komisionit dhe vendosi që të ndërpresë seancën në një afat të pacaktuar. I bëri thirrje LSDM-së që të heq dorë nga ligji për branitellat sepse siç tha, për debatin kanë përfunduar të gjitha afatet.

“Unë mendoj se debati është i panevojshëm pas situatës të cilën e shoh sepse ne si koalicion VLEN kemi vendosur që në asnjë mënyrë të mos lejojmë të futet propozim ligji për branitellat në rend dite pa përfshirjen e UÇK-së. Çdo debat tjetër jashtë kësaj mendoj se është i panevojshëm, dhe ajo që u qartësua prej fillimit që sot unë jam këtu vetëm për këtë pikë të rendit të ditës, duke shpresuar që sa më shpejtë zonja Ilire të kthehet në vendin ku ajo është kryetare e komisionit”, u shpreh Imërlije Saliu – VLEN.

“Ju jeni për të udhëhequr komisionin ndërsa për pikat e rendit të ditës ne deputetët i propozojmë”, theksoi Jovanka Trençevska – LSDM.
“Për këtë arsye unë e mbyllë këtu këtë komision në një afat të pacaktuar”, tha Imërlije Saliu – VLEN.

Problemi me komisionin për politikë sociale filloi në nëntor të vitit të kaluar, kur deputetja Ilire Dauti refuzonte ta vendosë në rend dite propozim ligjin e branitellave, nëse nuk rregullohet edhe statusi i ish luftëtarëve të UÇK-së. Më pas Kuvendi me iniciativë të së Majtës, më 10 janar votoi interpelancë kundër Dautit si kryetare e komisionit, interpelancë e cila detyroi atë të jep dorëheqje. Që atëkohë, ky komision është pa kryetar.

Kujtojmë që, Ligji për “Branitellat” dhe familjarët e tyre në Kuvend ishte dorëzuar nga Sllavjanka Petrovska e LSDM-së. Me të, listës së përfitimeve financiare për ish forcat e sigurisë dhe familjarëve të tyre, i shtohen një nen i cili parashikon kompensim të njëhershëm financiar në bazë të shkallës së invaliditetit deri në 82.000 euro për person. Krahas “Branitellave” të vitit 2001, ligji do t’i kompensojë edhe familjarët e të vdekurve apo pjesëtarëve të vrarë të forcave maqedonase të sigurisë nga viti 1991 deri në vitin 2024. E kjo gjë nuk kaloi sepse në këto ndryshime ishin lënë anash ish ushtarët e UÇK-së. /Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rritet numri i personave te prekur me grip ne maqedonine e veriut 67d3097995422
Story i mëparshëm

Rritet numri i personave të prekur me grip në Maqedoninë e Veriut

bashkia e shkodres emeron nenkryetarin e ri pasuesin e onid bejlerit qe kandidon ne 11 maj 67d30ed87e28f
Story i radhës

Bashkia e Shkodrës emëron nënkryetarin e ri, pasuesin e Onid Bejlerit që kandidon në 11 maj

Të fundit nga

Nisin homazhet për Haxhi Thaçin në Skenderaj

Homazhet për tashmë të ndjerin Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë nisur në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku që në orët e para të mëngjesit kanë ardhur shumë qytetarë
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë