Pas vrasjes së Gilmando Danit, krim i ndodhur në Rinas, Prokuroria e Tiranës do të marrë si deklarues edhe shokun e tij Emiljano Shullazin.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se Shullazi do të pyetet nëse ka dyshime për persona të caktuar që kanë organizuar atentatin ndaj Gilmando Danit, një atentat i cilësuar deri më tani si mafioz.
Dani u cili u lirua vjeshtën e 2024 po kthehej nga Spanja dhe më herët ka qenë i dënuar si anëtar i grupit të Shullazit.
Shullazi siç raporton Anila Hoxha është diskutuar të do të pyetet si dëshmitar në ambientet e paraburgimit 313, megjithëse mundësitë janë që ai të mos thotë asgjë për grupin e hetimit për mikun e tij.
Gilmando Dani udhëtonte në një automjet me Muçi Shaljanin ku u qëllua për vdekje, teksa të dy sapo ishin kthyer nga Spanja.
Ditët e fundit janë marrë dëshmitë e disa personave që janë gjendur në Rinas, pasi ka dyshime se grupi kriminal ka pasur informator në aeroport që i ka njoftuar për lëvizjet e viktimave.
Burimi: botasot.info


