Durim Bami, një nga protagonistët më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, u arrestua për herë të dytë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karammuço i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel shpjegoi procedurat e ekstradimit të një personi me rrezikshmëri të lartë në Shqipëri.
Ai ngriti pyetjen nëse Durim Bami do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ku tha se nëse kjo ndodh do të zbardhen krimet në dy dekadat e fundit.
“Ka një gjë që pas kongresit të Interpol u hap një dritë jeshile për të gjetur mekanizimin që të bëhet e mundur kthimi i personave me rrezikshmëri të lartë. Në regjistrat e Interpol janë të regjistruar personat e shpallur në kërkim. Këto nuk bëhen me marrëveshje por me linjat e komunikimit. Pres nga fundi i javës që të behet kthimi këtij personi në Shqipëri. Protja bëhet në Stamboll, më pas në Tiranë.
Ka diçkaa, edhe nga ana e SPAK që ka referuar përmes strukturave të saj, ka një radhë preference. Deri dje negocinimim me Emiratet për veprat e terrorizmit. Të kthehet që të jetë e sigurt kjo dhe e dytë të shihnim si do e hetojë SPAK. Nëse bëhet i penduar do zbardheshin 25 vite krime.”, u shpreh ai.
Burimi: botasot.info