ibrahimi vlen i garanca qe perqindja e shqiptareve eshte e garantuar ne cdo institucion shteteror 6720018cc2cf8

Ibrahimi: VLEN-i, garanca që përqindja e shqiptarëve është e garantuar në çdo institucion shtetëror

October 28, 2024
1 minut lexim


Zeqirija Ibrahimi, kryetari i Alternativës në Click Plus siguroi se nuk do të ketë ulje të përqindjes së përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21.

Ai premtoi se për më pak se një vit do të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë, ndërkaq vakumi nga shfuqizimi i “Balancuesit” e deri atëherë, siguron se nuk do të ndikojë në uljen e përqindjes.


Ibrahimi tha se VLEN-i është garanca se përqindja e shqiptarëve është e garantuar.

“Unë e kam një shpresë se nuk na zë viti i ardhshëm pa u zgjidhur kjo punë, por intenca është edhe më herët
Është një vakum prej 14 muajsh?
Realisht është një vakum, por askund nuk ndodh që në ndonjë institucion të shtetit dikush ta ulë përqindjen e shqiptarëve nëse nuk është “Balancuesi”. Nuk ndodh askund, për shkak se aty është VLEN-i që është garanca që përqindja e shqiptarëve të jetë garantuar në çdo institucion shtetëror”, tha Ibrahimi.


Kryetari i AAA-së, tha se “sikur “Balancuesi” të mos ishte abuzuar, do të ishte i mirë, por është një model i kopjuar nga Irlanda dhe prandaj është abuzuar”.

“Mu më vjen keq që është hequr, sepse arsye është tendenca për të cilën është hequr. Nuk është a është punë e madhe apo jo! Nuk është mirë që është hequr sepse kjo ndikon në prishjen e marrëdhënieve ndëretnike. Ndikon… Ndikon… Ka tendencë të prishjes së marrëdhënieve ndëretnike, por nuk kemi”, tha Ibrahimi.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

ndryshimet kushtetuse shaqiri do te ndodhin ne momentin e duhur toska procesi eurointegrues ngeci si shkak i qeverisjes vmro vlen 671fff346cea6
Story i mëparshëm

Ndryshimet Kushtetuse! Shaqiri: Do të ndodhin në momentin e duhur – Toska: Procesi eurointegrues ngeci si shkak i qeverisjes VMRO-VLEN

a do te behet durim bami bashkepunetor i drejtesise karamuco do te zbardhte krimet ne 2 dekada 6720036af322d
Story i radhës

“A do të bëhet Durim Bami bashkëpunëtor i drejtësisë?”/ Karamuço: Do të zbardhte krimet në 2 dekada

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë