A do ta zë Kina vendin e Rusisë si krah i Serbisë kundër SHBA-së dhe Kosovës?

min lexim

Rusia ka kundërshtuar ashpër që nga fillimi pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kësisoj krah i fortë i Serbisë në tentimet e kësaj të fundit për t’i bindur shtetet e ndryshme që ta çnjohin pavarësinë e Kosovës.

Por, që nga fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, Serbia mund ta humbas përkrahjen e Rusisë në fushatën e çnjohjeve që e udhëhoqi kjo e fundit kundër Kosovës, raporton The Diplomat, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, Kina ka pas qëndrim konstant për çështjen e Kosovës ndër vite.

Përveç kësaj, zhvillimi i partneritetit gjithnjë e më të ngushtë mes Kinës dhe Serbisë, tregon qartë se Kina po tregon gatishmërinë e saj për ta zënë vendin e Rusisë dhe për t’iu kundërvënë SHBA-së në çdo rast, gjë të cilën e mendojnë edhe disa diplomatë serbë.

Ato që e kanë bërë edhe më bindëse këtë narrative, janë deklaratat e Aleksandër Vuçiqit, sipas të cilit mundësia e Kosovës për tu anëtarësuar në NATO është një agjendë e cila po shtyhet përpara nga vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duhet shtuar se Kina, njihet për aftësinë e saj në çështjen e “çnjohjeve”, duke kujtuar se “Diplomacia e saj transaktive” kontribuoi që Pekini të ketë një fushatë të suksesshme të çnjohjes kundër Tajvanit. Që nga viti 2016, tetë vende kanë kaluar besnikërinë e tyre nga Tajvani në Kinë.

Shumica e vendeve që kanë ra “pre” e këtyre taktikave të Kinës, janë shtete që kanë karakteristika të ngjashme me ato që kanë revokuar njohjen e Kosovës. Duke qenë të gjitha vende afrikane, të Paqësorit, të Amerikës Latine ose të Karaibeve me tregti shumë të kufizuar ose të tjera.

Pra, shumica e tyre janë shtete të varfra, në nevojë për zhvillim dhe kapital investues.

Në një kontekst të tillë, ka të ngjarë që ka vende të tjera që mund të binden lehtësisht të çnjohin Kosovën nëse kjo do të thotë t’i pëlqejë Kinës. Kosova nuk ka asnjë mjet për të parandaluar një skenar të tillë, përveçse nëpërmjet lobimit nga partnerët e saj perëndimorë, në radhë të parë nga Shtetet e Bashkuara. Pyetja është nëse dhe deri në çfarë mase Kina është e përgatitur të përkeqësojë (më tej) marrëdhëniet e saj me Uashingtonin për të kënaqur Serbinë dhe, në këmbim, nëse Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbrojnë “investimit” të saj në shtetësinë e Kosovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të gjitha spitalet në rajonin Luhansk të Ukrainës janë shkatërruar, thotë zyrtari

Story i radhës

Koti: Rama po u ofron shqiptarëve që tokat që kanë mbetur djerrë, të mbillen me kanabis

Të fundit nga