Gazetari Lorenc Vangjeli shprehet se ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili aktualisht po vuan dënimin në burgun 313, ka informacione të shumta sensitive për politikanë të tjerë.
Gjatë emisionit “Opinion”, Vangjeli deklaron se Tahiri madje ka dhe informacione për “marrëdhënie të papërshtatshme apo dhe për performanca seksuale” të figurave të tjera politike.
Sipas gazetarit, Tahiri i mblidhte këto informacione me mendimin se do t’i përdorte ndaj kundërshtarëve politikë dhe ndaj kolegëve.
“Tahiri ka pasur në kohën që ishte në detyrë, një udhëtim të gabuar, në një kohë të gabuar dhe nën shoqëri të gabuar drejt Brukselit. Ka ndodhur një ditë pas një prej operacioneve mëtë mira të Policisë së Shtetit, operacioni i Xibrakës. Tahiri ka gabuar kur është larguar nga detyra. Janë gjëra që nuk ndodhen në dosje. Çfarë ka bërë nga largimi nga detyra. Stili i jetesës së tij, ishte larg nga ajo e një zyrtari të një niveli të tillë. Për një politikan ka disa mënyra qasjeje.
Drama e Tahirit nisi kur u vendos në atë detyrë. Standarti që u vendos, kjo stekë e tillë në këtë standart, i rri në mënyrë perfekte çdo politikani tjetër. Saimir Tahiri nën frymëzimin e fushesë, mendonte se pushteti është informacion. Tentoi të bëhet mbartës i informacionit. Heshtja e Saimir Tahirit në burg, shqetëson ca njerëz që kanë fituar disa para në mënyrë të pandershme dhe Saimiri i di.
Di shumë për vese vetiake, di shumë për marrëdhënie të papërshtatshme apo dhe për performanca seksuale. Ka mbledhur në mënyrën e tij, materiale që ai mendonte se do i përdorte ndaj kundërshtarëve politikë dhe ndaj kolegëve të tij në polici. Nëse Saimir Tahiri flet, do të ishte një thesar për të mësuar jo thjeshtë të fshehtat e nëntokës tonë, por edhe veset e atyre që janë lartë. Ka 3 fajësi për një politikan, penalja, është moralja, me emrin e Tahirit që lidhet kanabizimi i vendit. Është dhe fajësia politike që ai e ka marrë nga partia që e çoi aty. Sot Tahiri është viktima ekselente e vetvetes dhe shprehja e “ka një rradhë gjithmonë, dhe sot pritet kujt do i vijë radha’” – tha Vangjeli.