Mercedes konfirmon rikthimin e Hamiltonit

Lewis Hamilton edhe zyrtarisht do të vazhdojë të garojë në sezonin 2022 të Formula 1 dhe nuk do të largohet nga Mercedesi sipas spekulimeve.

Edhe pse anglezi mund të paketonte valixhet dhe të largohej në çdo moment, siç e dëshmoi Nico Rosberg në vitin 2016, shoferi dhe ekipi duket se kanë rënë dakord të ecin përpara së bashku me Mercedesin.

Shtatë herë kampioni i botës theu heshtjen e tij dymujore, duke njoftuar rikthimin e tij, me ekipin me bazë në Brackley, që postoi një përgjigje për shtatë herë kampionin, shkruan Marca.

Edhe Pele dhe Serena Williams u emocionuan nga lajmi, duke mirëpritur Hamiltonin e rikthyer, mes emrave të tjerë të mëdhenj brenda dhe jashtë sportit. Kjo ishte përpara se edhe llogaria e Mercedesit të shprehte lumturinë e tyre me lajmin.

Hamiltonit iu dhanë gati dy muaj pushime nga Mercedes dhe ai pritet të kthehet në punë në mesin e këtij muaji, përpara prezantimit të makinës së re Mercedes më 18 shkurt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A do flasë Saimir Tahiri në burg? / Gazetari: Nëse flet, ka materiale për mënyrën si u pasuruan, veset e tyre… Ka prova madje edhe për performancat e tyre seksuale

Story i radhës

Jeni në një lidhje që ju shkakton më shumë stres? Shenjat që do t’ju konfirmojnë

Të fundit nga