“A do e lironi zyrën nëse shkarkoheni?” Meta “shkrihet” së qeshuri: Mbrohem nga Kushtetuta

min lexim

“A do e lironi zyrën nëse shkarkoheni nga Gjykata Kushtetuese?”, ishte kjo pyetja e një gazetari të cilën presidenti Ilir Meta e priti me të qeshura në mes të konferencës për shtyp ku po fliste përt betejën e tij me parlamentin dhe Gjykatën Kushtetuese e cila pritet të marrë vendimin për shkarkimin e tij nga posti i presidentit.

“Kjo ishte pyetje e mrekullueshme e jashtëzakonshme. Institucioni ka qenë në shërbim të popullit dhe presidenti që ta dini se ju e dini… Presidenti ka mbrojtje të veçantë nga kushtetuta e Shqipërisë. Prandaj  edhe duhet mbi 2 të 3 për ta shkarkuar presidentin që të mos bëhet noter i qeverisë dhe skllav i pushtetit. Dhe kushtetuta e thotë qartë se presidenti vetëm për shkelje të rënda të kushtetutës dhje kryerjen e krimit të rëndë këto janë ato që kanë të bëjnë me tradhtinë ndaj atdheut. Pse është nxitur i gjithë ky proces është se Meta nuk ka tradhtuar interesat e vendit. Ne të gjithë do të monitorojmë mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore të cilat janë të shenjta, kështu që besoj se e morët një përgjigje”, tha Meta.

lajmi në përditësim….

Story i mëparshëm

​Protestuesit mjedisorë bllokojnë autostradën në Berlin

Story i radhës

​Borrell akuzon Rusinë se po e përdor energjinë për përfitime gjeopolitike

Të fundit nga