Save The Children thotë se rreth 800 mijë fëmijë janë në mesin e dy milionë njerëzve që janë larguar nga Ukraina pas fillimit të pushtimit rus.
Shumë prej tyre po e bëjnë udhëtimin vetë dhe po mbërrijnë të pashoqëruar, ka paralajmëruar agjencia.
“Prindërit po përdorin masat më të dëshpëruara, zemërthyese për të mbrojtur fëmijët e tyre.
Kjo përfshin dërgimin e fëmijëve të tyre me fqinjët dhe miqtë, për të kërkuar siguri jashtë Ukrainës, ndërsa ata qëndrojnë në shtëpi për të mbrojtur shtëpitë e tyre”, tha Irina Saghoyan nga OJQ-ja.