8 mije vullnetare polake perfshire te mitur do te marrin trajnime ushtarake 63a0dec77ee55

8 mijë vullnetarë polakë, përfshirë të mitur, do të marrin trajnime ushtarake

December 19, 2022
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak, ka bërë të ditur se mijëra qytetarë polakë të moshës 15-65 vjeç këtë dimër do të marrin trajnime ushtarake, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Blaszczak tha se sa më shumë njerëz të jetë e mundur duhet të trajtohen për një krizë të mundshme. Ai theksoi se gjithsej 8 mijë vullnetarë të moshës 15-65 vjeç do të marrin trajnime gjatë dimrit.

Sipas tij, aftësitë e fituara në trajnim do të jenë të dobishme nëse lind një situatë ekstreme, duke shtuar se autoritetet shpresojnë të rrisin numrin e vullnetarëve.

Qeveria polake synon të hapë të paktën një kurs trajnimi ushtarak në çdo provincë për të ofruar klasa 8-orëshe të planifikuara për të shtunat.

Të miturit gjithashtu mund të ndjekin seancat e trajnimit nëse ata shoqërohen nga një prind ose kujdestar ligjor.

Sipas raporteve të muajit gusht në media, mbi 13 mijë vullnetarë tashmë janë regjistruar për shërbimin vullnetar ushtarak në Poloni, derisa lufta në Ukrainën fqinje vazhdon të jetë e nxehtë që nga 24 shkurti.





MARKETING

RENT A CAR

sa para fituan argjentina e franca pas finales se madhe 63a0d931a568e
Story i mëparshëm

Sa para fituan Argjentina e Franca pas finales së madhe?

busquets vendos per tu larguar nga barcelona 63a0e033c5bab
Story i radhës

Busquets vendos për t’u larguar nga Barcelona

Të fundit nga

Dabiqaj vazhdon me Dritën

Mesfushori Albert Dabiqaj ka vazhduar kontratën me kampionin Dritën e Gjilanit. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e kampionit të ri. “Mesfsuhori do të jetë aty. Klubi jonë, FC Drita ju
ShkoLartë