8 marsi i një NËNE shqiptare

March 8, 2022
1 minut lexim
Dhimbjen e ka kthyer në forcë. Mungesën e plotëson me fjalë dhe kujtime. Muret e zbrazëta, thotë se ia shtojnë vetminë, andaj e ka mbushur çdo pjesë të tyre me fotografi që përmbajnë portretet e burrit dhe katër djemve të saj. Ferdonije Qerkezi rrallë largohet nga shtëpia e saj ku për më shumë se një dekadë jeton e vetme. Pamja e saj përfaqëson një qëndrim stoik e të drejtë ndërsa forca që ka ngritur përbrenda rrallë e tradhton. Teksa rrëfen, lotët i mposhtë shpejtë dhe u kthehet fjalëve. Ajo i kujton në detaje ëndrrat e përgjysmuara të djemve të saj, fjalët e fundit të të birit e momentet kur po e braktiste shpresa që një ditë do t’i takojë. Shpesh shikohet në pasqyrën e rrethuar me lodrat e fëmijërisë së tyre, e lexon hartimet e poezitë që shpërfaqin dashurinë e tyre për atdheun. Ajo humbi bashkëshortin dhe katër djemtë e saj. “Ajo tash jeton vetëm me Zotin”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kush mund ta shpjegojë këtë?

Story i radhës

Kriza energjetike/ Balluku: Shqetësim nuk është çmimi, por mungesa e kapaciteteve prodhuese

Të fundit nga

ShkoLartë