Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1.194 testime, ndërsa janë regjistruar 73 raste të reja me Covid-19.
Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 66 pacientë të shëruar. Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Kovid-19 nga “Termini Im” është regjistruar një person i vdekur nga Kavadari (79 vjet) në kushte shtëpiake. Personi i regjistruar ka vdekur më 15.05.2022 njoftoi Ministria e Shëndetësisë.