72 raste të shkurorëzimeve në 6 muajt e këtij viti në Prishtinë

1 minut lexim

Janë mesatarisht 12 raste në muaj të shkurorëzimeve që janë evidentuar nga Komuna e Prishtinës, apo 72 raste të tilla gjithsej për gjysmën e parë të këtij viti.

Këto statistika i ka bërë të ditur Arlinda Kastrati, zyrtare për marrëdhënie me publikun në Komunën e Prishtinës, duke shtuar se vitin e kaluar kishte më shumë raste të shkurorëzimeve në kryeqytet.

Vitin e kaluar më shumë raste të shkurorëzimeve në Prishtinë

“Nga 1 janari 2022 deri më 21 qershor 2022 kanë qenë 72 shkurorëzime në Komunën e Prishtinës, me ç’rast qytetarët i kanë sjellë Aktgjykimet e Gjykatës. Ndërsa nga 1 janari i vitit 2021 e deri më 31 dhjetor 2021 kanë qenë 259 raste të shkurorëzimeve me Aktgjykim të Gjykatave”, ka pohuar Kastrati për median.

Derisa në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në Prishtinë janë shënuar 72 raste të shkurorëzimeve, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë 133 raste të tilla.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bota Sot, sytë m’i qeli kur e lexova për herë të parë në Amerikë

Story i radhës

Ministrja Kushi e kënaqur me rezultatet e Biologjisë: Kemi garantuar vlerësim të drejtë bazuar në meritokraci

Të fundit nga